Prifti polak: Për hebrenjtë e vërteta është ajo që i shërben Izraelit

Hebrenjtë kanë “një sistem krejtësisht të ndryshëm të vlerave, një koncept tjetër të së vërtetës”, tha Henryk Zielinski, prift dhe kryeredaktor i revistës katolike ‘Idziemy’ (‘Shkojmë’),  gjatë një emisioni televiziv të transmetuar të shtunën.

Ai shtoi se hebrenjtë kanë perceptimin e tyre për të vërtetën, e cila shpesh është diçka që “u shërben interesave të Izraelit”. Zielinski argumentoi se “e vërteta korrespondon me faktet” për polakët, por, për hebrenjtë, “e vërteta do të thotë diçka që konfirmon kuptimin e tyre për atë që është e dobishme.” Nëse një hebre është fetar, atëherë e vërteta do të thotë diçka që Perëndia dëshiron, pretendoi prifti. Tek hebrenjtë laikë, “e vërteta është subjektive apo çfarëdo që i shërben interesave të Izraelit”. Në mbështetje të argumentimit të tij, Zielinski pohoi se kishte njohuri të mira të letërsisë shpirtërore hebraike, duke cituar Haggadah, përkatësisht një tekst që përshkruan historinë biblike të eksodit hebre nga Egjipti i lashtë. “Shpesh këto histori nuk kanë të bëjnë fare me faktet,” vuri në dukje prifti katolik polak.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne