Princat e arrestuar bien dakord me trashëgimtarin për lirimin e tyre

Burime nga Arabia Saudite njoftuan se autoritetet e këtij vendi dhe disa prej princave të arrestuar kanë arritur një akord për të dhënë një pjesë të pasurisë së tyre si kusht për lirimin nga burgu.

Arabia Saudite prej 4 nëntorit me pretekstin e luftës kundër korrupsionit ka arrestuar disa prej princave sauditë. Sipas agjencisë Al Alam, një prej princave sauditë, pas arrestimit nga llogaria e tij ka tërhequr me dhjetëra miliona rial sauditë ndërsa një tjetër aksionet e biznesit të tij me vlerë 4 miliard rial saudit ia ka transferuar qeverisë. Ndërkohë autoritetet saudite kanë vazhduar bllokimin e kapitaleve të princave dhe personave të arrestuar që akuzohen për korrupsion. Këto lëvizje në Arabinë Saudite bëhen në kohën kur sipas gazetës Daily Mail, mbreti Selman javën e ardhshme pritet të japë dorëheqjen në favor të trashëgimtarit të fronit që është djali i tij./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne