Princi i kurorës së Arabisë Saudite synon normalizimin e lidhjeve me Izraelin në kurriz të çështjes palestineze

Një analist politik katariot në një artikull të botuar në gazetën amerikane Huffington Post, theksoi: “I nxitur nga planet e trashëgimisë së fronit dhe nga dështimi i politikave agresive të regjimit të Riadit, Princi i kurorës saudite Muhamed Bin Salman është angazhuar në një proces normalizimi të marrëdhënieve me Izraelin në kurriz të çështjes palestineze”.

Ibrahim Fraihat, profesor i Institutit të Studimeve Politike të Dohas, shton: “Por marrja e masave konkrete për t’i dhënë fund bojkotit arab të Izraelit, pa arritur një zgjidhje të drejtë të çështjes palestineze do të jetë e dëmshme për palestinezët dhe Arabinë Saudite”. Javën e shkuar, Arabia Saudite thirri Presidentin e Autoritetit Autonom Palestinez Mahmud Abas në Riad për ta bindur atë të pranonte një plan paqeje të paraqitur nga këshilltari special i Presidentit Donald Trump, Xhared Kushner. “Megjithëse nuk është zbuluar shumë për atë që ndodhi me të vërtetë gjatë vizitës së Abasit në Riad, disa raporte flasin se udhëheqja saudite ka ushtruar presion ndaj Mahmud Abbasit për të pranuar çfarëdo plani që Kushner vendos përpara ose për të dhënë dorëheqjen”, shtoi Fraihat. Ky analist politik shton: “”Ajo që është e qartë, është se Arabia Saudite do të vazhdojë me përpjekjet e saj të normalizimit me Izraelin, me ose pa Abasin. Muhamed Bin Salman po menaxhon trashëgiminë e fronit mbretëror në Riad dhe përshkallëzimin me Iranin jashtë shtetit, çka sugjeron që ai është gati për marrjen e vendimeve radikale . Por lëvizja e tij ndaj Izraelit mund të mos funksionojë, si dhe disa nga politikat e tjera të guximshme të tij, në fakt mund të përfundojë në dëm të tij , sepse janë në kundërshtim me konsensusin e vendeve arabe dhe myslimane të cilat e refuzojnë normalizimin me Izraelin pa një zgjidhje të drejtë të çështjes palestineze “./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne