Princi trashëgimtar saudit ka vizituar Tel Avivin?

Një zyrtar izraelit konfirmoi se princi saudit, i cili është raportuar gjerësisht se e kishte vizituar Izraelin në shtator, ishte Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman.

Në shtator, mediat izraelite dhe arabe raportuan se një princ saudit kishte udhëtuar në Izrael dhe kishte mbajtur konsultime me zyrtarë të lartë izraelitë mbi “paqen rajonale”. Megjithatë, një zyrtar izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha agjencisë AFP Arabic se Muhamed bin Salman në fakt ishte princi që vizitoi Izraelin në shtator. Ndërkohë që Izraeli dhe Rijadi mund të shkojnë mirë me njëri-tjetrin, shumë arabë të zakonshëm, në Arabinë Saudite dhe në shtetet arabe kundërshtojnë fuqishëm vendosjen e lidhjeve me regjimin e Tel Avivit për shkak të okupimit të tokave palestineze dhe krimet kundër popullsisë palestineze. Ministri i Transportit dhe Inteligjencës i Izraelit, Yisrael Katz, i ka bërë thirrje mbretit saudit të ftojë Kryeministrin izraelit Netanjahu në Riad për të vendosur marrëdhënie të plota diplomatike. Në qershor, Avigdor Lieberman, ministri i luftës i Izraelit, bëri thirrje për një marrëveshje me vendet arabe, duke përfshirë Arabinë Saudite, si parakusht për çdo marrëveshje për të zgjidhur konfliktin e gjatë me palestinezët. Të enjten, Lieberman nënvizoi nevojën për “një marrëveshje të plotë rajonale” me atë që ai e quajti “të gjitha shtetet e moderuara sunite, duke përfshirë Kuvajtin dhe Arabinë Saudite”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne