Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ndërtesën pa leje në pronësi të familjes së ish-deputetes së Partisë Socialiste Esmeralda Shkjau.

Ndërtesa prej 44 metër katrorë ishte drejt fundit të saj dhe ishte ndërtuar mi tarracën e një pallati 6 katësh në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit.

Image

Shembja u bë në bashkëpunim me Policinë e Rendit dhe atë Bashkiake. Së bashku me ndërtesën pa leje, Shkjau kishte në pronësi dhe dy katet e sipërme në pallatin në fjalë. Ishte denoncimi i një qytetari që furi në lëvizje institucionet. Pas verifikimeve rezultoi se ndërtimi ishte pa leje të autoriteteve.

Në procesverbalin e mbajtur nga inspektorët e IKMT u konstatuan materiale ndërtimi prej druri dhe betoni, panele diellore, kondicionerë dhe tuba aspirimi moderne, të vendosura pa leje.

© SYRI.net

27