Prishtinë, çmimi aktori më i mirë ballkanik në PriFest iu nda aktorit turk Caner Cindoruk

Në ceremominë përmbyllëse të edicionit të nëntë të PriFest i cili u mbajt në datat 13-20 korrik 2017 në Kosovë mbrëmë në Prishtinë u ndanë çmimet kryesore, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë vit partneri shtetëror i këtij festivali ishte Turqia në kuadër të PriForumit (Platforma rajonale për zhvillimin e industrisë së filmit) ku gjatë tetë ditëve të festivalit janë shfaqur 80 filma prej të cilëve 40 në katër programe të ndryshme konkurruese, ndërsa të tjerat janë shfaqur në programet promovuese.

Skenaristi dhe producenti kanadez, fitues i shumëfisht i çmimeve si çmimi Oscar dhe Bafta, Paul Haggis i cili ishte i ftuari special i Prifest-it, mori çmimin më të rëndësishëm të këtij festivali “Hyjnesha e Artë e Nderit” për karrierën e tij të veçantë dhe kontributin që i ka dhënë kinematografisë botërore.

Haggis gjatë fjalës së tij duke theksuar se ndihet i nderuar që mori këtë çmim, kujtoi kohën e luftës së vitit 1999 në Kosovë. Ai theksoi se edhe pas dhimbjeve të mëdha, kosovarët vazhdojnë të prodhojnë gjëra të bukura duke bashkëpunuar me fqinjët.

“Ju keni një shtet të bukur dhe kjo bukuri është për shkak të njerëzve, artistëve të saj dhe për shkak të mënyrës se si ju e festoni bashkëjetesën, festoni minoritetet në shtetin tuaj, derisa ju nuk keni harruar çfarë ka ndodhur por mundoheni t’i falni”, u shpreh Haggis.

Filmi i regjisorit kroat Nevio Marasoviç, “Goran” mori çmimin filmi më i mirë në kategorinë e filmave Ballkanik (Honey and Blood Competiton).

Çmimin aktori më i mirë në kategorinë e filmave Ballkanik e mori aktori turk Caner Cindoruk me filmin “Ember”.

“Është hera e parë për mua që vizitoj Kosovën por më duket se gjithmonë kam qenë këtu. Këtë çmim ia kushtoj regjisorit Zeki Demirkubuz dhe ekipit përbërës të filmit”, u shpreh Cindoruk.

Çmimin aktorja më e mirë në kategorinë e filmave Ballkanik e mori aktorja kroate Mia Petriçeviç me filmin “Quit starin at my plate” të regjisores Hana Jusiç.

Regjisorja kroate Hana Jusic mori çmimin regjisorja më e mirë në këtë kategori me filmin “Quit starin at my plate”.

Çmimi për filmin më të mirë të kategorisë së filmave evropian në PriFest 2017 shkon për “Mellow Mud” nga Letonia në regji të Renars Vimbas.

Kurse, aktorja kosovare Adriana Matoshi mori çmimin vjetor të PriFest-it për filmbërësin kosovar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne