Priten trazira në Maqedoni pas dënimit të Grupit të Kumanovës

Kanë paralajmruar protesta para Gjykatës Themelore Shkupi 1, disa organizata joqeveritareshqiptare në Maqedoni, në shenjë revolte për aktvendimin e dhënë ndaj “Grupit të Kumanovës”.

“Disa organizata joqeveritare me nismë qytetare organizojmë protestë kundër dënimit kapital që Gjyqi i Shkupit 1 ua shqiptoi të dënuarave në rastin “Lagja e Trimave”, Kumanovë. Protesta do të mbahet ditën e diel me fillim në ora 13. Protestat do të niset nga sheshi Skënderbeu dhe do të përfundojë para Gjykatës themelore Shkupi 1″, thuhet në njoftimin e organizatave joqeveritare që i prijnë kësaj proteste, Shoqata e kulturës shqiptare në Maqedoni.

Protestuesit do të kërkojnë hetuesi ndërkombëtare dhe rishqyrtim të rastit.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne