Pritet të votohet rezoluta e LDK-së për dialogun dhe të mbahet seanca e rregullt

Është shtyrë votimi për rezolutën e propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, lidhur me dialogun me Serbinë.

Pas një debati të gjatë, gjatë ditë së djeshme në Kuvend është vendosur që votimi për këtë rezolutë të bëhet sot.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti kërkoi nga i pari i Kuvendit që të mos votohet dje rezoluta e propozuar por që të futet sot si pikë e parë e rendit të ditës.

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me vetëm një pikë të rendit të ditës, debat parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi dhe tema e korrigjimit të kufijve.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar rezolutën e kësaj partie që t’ia ndalojë secilit të flasë me shtetin serb për çështjen e kufijve, transmeton Indeksonline.

Seanca e jashtëzakonshme që u zhvillua dje u karakterizua me përplasje, mospajtime si dhe debate të gjata në mes deputetëve lidhur me këtë temë dhe jo vetëm.

Ndryshe, në ora 10:00 pritet të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës.

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne