Privilegji i të qënit i bardhë është pjesë e vetë strukturës së shoqërisë australiane

nga Ghassan Hage.

Komentimet e bëra shumë shpejt në vazhdën e një masakre mund të jenë si nje “politizim” me cmim të lirë, një formë e të shkelurit mbi trupat e vdekur. Ata të vdekurit janë në mendjen time. Ata më ndjekin dhe unë nuk dua t’i instrumentalizoj ata për të fituar pikë. Do të përpiqem të flas më shumë për atë që mendoj sesa për ata. Pra, le të jemi të qartë në lidhje me natyrën e problemeve me të cilat u ballafaquan ata dhe problemet me të cilat ballafaqohemi ne.

E para është problemi i nacionalizmit të bardhë. Ky nacionalizëm shprehet kryesisht si një ndjenjë e të drejtës për të bardhën. Për ta thënë shkurt, është besimi se nëse jeni i bardhë dhe nuk po ecni mirë, ekonomikisht ose në çfarëdo mënyre që imagjinoni se nuk po bëni mirë, keni të drejtën të prisni për më mirë pikërisht sepse jeni i bardhë.

Me qenë se duket me rëndësi, ju mendoni se keni më tepër të drejtë për të pritur më të mirën sesa jo të bardhët, për të cilën ndiheni i justifikuar në perceptimin si i paligjshëm kur largohen nga ju shanset për të jetuar një jetë të mirë. Ju mendoni se ata e bëjnë këtë duke u përpjekur që të hyjnë në atë që ju e mendoni vendin juaj, për të përfituar ekonomikisht nga pasuria juaj, ose thjesht duke qenë aty.

Më së shumti ne e dimë se ky nacionalizëm i bardhë është një mënyrë përjetimi e rënies së mirëqenies si dhe krizë në jetën sociale që ka kapur tashmë shoqërinë australiane. Megjithatë duhet gjithashtu që të kthehemi tek natyra koloniale e bërjes së Australisë dhe të takohemi me prurjet e njëpasnjëshme të emigrantëve jo të bardhë, për të kuptuar plotësisht formën që ka marrë ky nacionalizëm.

Është një kombinim i një ndjesie të rënies, një ndjenjë e të qenurit i rrethuar dhe një ndjenjë e privilegjit që ka kohë që po zhvillohet. Është pjesë e vetë strukturës së shoqërisë australiane. Nuk është një problem që është i lehtë për t’u zgjidhur thjesht duke e dënuar ose duke zhvilluar politikat e duhura. Për vetë faktin, nuk është e arsyeshme që mediat dhe politikanët australianë të jenë përgjegjës për ngritjen e saj.

Megjithëse mediat dhe politikanët nuk janë shkaku i rritjes së këtij nacionalizmi toksik, ata janë përgjegjës për mosnjohjen e tij si një nga tendencat më të rrezikshme që kemi sot në shoqëri. Ky është problemi ynë i dytë.

Ky trend politik i dhunshëm kulturor, i cili është edhe i rrezikshëm, nuk duhet të shkojë në heshtje. Ai u jep të drejtë personave të bardhë që ti përshkruajnë në mënyrë jo të drejtë jo të bardhët si të paligjshëm dhe t’i konsiderojnë ata përgjegjës për problemet e njerëzve të bardhë. Ai legjitimon ndjenjat e urrejtjes dhe fsheh fantazite e dhunshme për shfarosjen e tyre. Të gjitha të paketuara me një rimeso të vetë-keqardhjes dhe vetë-drejtësisë.

Ndërkohë është e qartë se vetëm shumë pak australianë do të ishin të gatshëm që të zbatonin një fantazi shfarosëse kundër myslimanëve sot. Ka edhe nga ata që kënaqen që ka persona që janë të gatshëm të dalin dhe të bëjnë keq. Ose për ta thënë më shkurt, nëse ata nuk do ta bënin asnjëherë vetë, ata do të lumturoheshin që dikush tjetër e bën. Ata e shohin atë si një mënyrë për të disiplinuar një armik. Përfaqësuesit e tyre politikë janë në parlamentin tonë dhe kërcyen hapur mbi trupin e viktimave, ndërkohë që ata ishin ende të ngrohtë.

Megjithatë, një pjesë e madhe e medias dhe e shumicës së politikanëve kanë probleme serioze duke enjohur rrezikun që përfaqëson kjo lëvizje politike. Kur flasin për “kohezionin social” ata kanë më shumë gjasa të tregojnë problemin fiktiv të “emigrantëve” (të cilët asnjëherë nuk kanë rrezikuar çfarëdolloj kohezioni social në këtë vend) dhe ata vazhdimisht e injorojnë këtë nacionalizëm të bardhë.

Kjo pavarësisht se është lëvizja më përçarëse politike që ka njohur Australia dhe pavarësisht se është burimi i disa prej kapitujve më helmues të historisë sonë. Në vend të kësaj, pjesë të mëdha të mediave dhe një numër i madh i politikanëve australianë vazhdojnë të legjitimojnë dhe madje ta inkurajojnë këtë lëvizje.

Politikanët dhe mediat, edhe kur e kundërshtuan këtë politikë, e kanë normalizuar idenë se nacionalizmi i bardhë shpreh disa ankesa ose shqetësime “të ligjshme”, qoftë ata nga politikanët laburistë dhe ata liberalë, që flasin për një pjesë të caktuar të elektoratit të Queensland apo të Western Sydney, apo për Tony Abbott që publikoi një libër te Pauline Hanson. Ideja, që ajo dhe politikanët sikurse ajo shprehin shqetësimet “e ligjshme” dhe ankesat, është bërë për të qarkulluar sikur vetem ai ishte koncepti më i zakonshëm dhe më i mirë që ekziston.

Megjithatë, është e vështirë të dallohet se ankesa të tilla janë të ligjshme, kur përpjekjet gjithmonë e në mënyrë eksplicite apo të nënkuptuara, janë bërë për të treguar “të bardhin”. Është pa dyshim e ligjshme për të gjithë australianët dhe me të vërtetë për të gjithë qeniet njerëzore që të aspirojnë për një jetë më të mirë. Gjithashtu është e ligjshme të presësh që qeveria juaj të ruajë dinjitetin tuaj dhe të mos ju varfërojë apo të mos ju poshtërojë. Por në ç’mënyrë është e ligjshme të mendosh se ju keni më shumë të drejta se gjithë të tjerët, sepse jeni i bardhë? Megjithatë, shumë seksione të medias, vazhdojnë të lejojnë dhe të ndihmojnë këtë mashtrim të legjitimitetit të bardhë duke e qarkulluar lirshëm dhe pa e pyetur për përmbajtjen racore.

Sa i përket politikanëve, ata e mbështesin atë për përfitime politike manipuluese afatshkurtra ose për shkak se ata janë me të vërtetë dashamirës ndaj saj (Pauline Hanson mishëron përzierjen e zilisë, vetëkeqardhjes dhe urrejtjes ndaj të tjerëve që janë të pranishëm në këtë nacionalizëm të bardhë).

Në këtë kuptim, dhe në kundërshtim me atë që u tha më parë, po, një pjesë e madhe e mediave australiane dhe shumë politikanë australianë kanë një pjesë të përgjegjësisë për tragjedinë me të cilën po përballemi sot. Derisa ta njohin dhe të përballemi me këtë problem, keqardhjet dhe dënimet në përballjen me fatkeqësinë do të jenë boshe.

Ata do të jenë ai lloji i njerëzve për të cilët libanezët thonë: “Ata të vrasin (natën) dhe të përcjellin në varrim (të qajnë ditën)”./theguardian/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne