Prizren, shënohet 104-vjetori i Fitores së Çanakkalasë

Në qytetin Prizren të Kosovës është organizuar program me rastin e 104-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve dhe Fitores së Çanakkalasë, nën organizimin e Amabasadës së Turqisë në Prishtinë, Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk) dhe Institutit Yunus Emre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin i cili u organizua në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, morën pjesë ministri i Administratës Publike të Kosovës Mahir Yаğcılar, ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, Ambasadori i Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar, Kryekonsullja e Turqisë në Prizren Eylem Altunya, kryetari i Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasniç, deputetë të Partisë Demokratike Turke të Kosovës Muferrah Şinik dhe Fikrim Damka, kreu i KFOR-it Turk, koloneli Numan Baş si dhe shumë të tjerë.

Programi filloi me homazhe si dhe intonimin e himneve kombëtare.

Ambasadori turk Sakar, në fjalimin e tij tha se shumë vëllezër të tyre kosovarë me përkatësi të ndryshme etnike kanë rënë dëshmorë në Çanakkala. “Prandaj për ne ka një rëndësi të veçantë të përkujtojmë Çanakkalanë bashkë me miqtë dhe bashkëatdhetarët tanë kosovarë”, tha ai.

Ndërsa Baş, duke theksuar se kombi turk në Gelibolu ka humbur një gjeneratë, tregoi se ka ndezur pishtarin që do të jetë shembull për të gjithë popujt e shtypur të botës.

“Drita e atij pishtari, është bërë dritë shprese për popujt e eksploatuar dhe robëruar në vendet e ndryshme të botës. Çanakkalaja i ka treguar gjithë botës se fryma shpirtërore mund të fitojë materialitetin”, u shpreh ai.

Në program gjithashtu nxënësit kanë recituar vjersha kushtuar kësaj dite ndërsa është organizuar edhe oratoriumi “Epopeja e Çanakkalasë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne