Problemet e artit shqiptar me te verteten

Nga Fabjan Ceka

Si nje shoqeri qe nuk prodhon dot art bashkohor, shoqeria shqiptare ka probleme te medha me realitetin. Ajo nuk perballet kurre me te verteten, e kthen gjithmone koken mbrapç, nga ana tjeter. Ka frike nga e verteta. Ne teresi, shoqeria shqiptare, e mohon boten reale, dhe kjo duket qart edhe ne te gjitha dimensionet e artit, si ne muzike, artet pamore, kinema, etj. Kur flas per art, flas gjithmone per art bashkohor, artin e kohes ne te cilen jetojm. Jo per muzik apo art konsumi. Te krijosh art bashkohor duhet te jetosh ne kohe reale me realitetin. Artisti nuk eshte kurre perpara kohes, pasi kjo gje eshte kundra ligjeve te natyres, dhe asnje gje nuk mund te shkoj kundra ligjeve te natyres, artisti jeton gjithmon ne kohe reale me realitetin, me te verteten. Masat e shoqerise jetojne gjithmone mbrapa ne kohe, dhe kjo gje e ben diferencen midis artistit dhe masave. Kjo gje krijon nje lloje disonance qe ben qe artisti te dallohet nga masat, dhe qe ai te duket sikur jeton perpara ne kohe.
Shoqeria shqiptare nuk ka nxjerre kurre art te permasave boterore ne pergjithesi. Historia shqiptare nuk eshte perfshire ndonjehere ne rrymat artistike te cilat e kane karakterizur qyteteterimin boteror. Per ironi te fatit Shqiperia ndodhet ne nje pozicion qe te ben te mendosh se ajo do te ishte rrahur si nga rrymat e artit perendimor, si edhe ai lindor. Mirepo kjo gje nuk ka ndodhur ne Shqiperi per arsye historike. Arsyet historike i kam treguar ne shkrime te tjera rreth historise, identitetit dhe mentalitetit shqiptar.
Estetika artistike kultivohet gjate shekujve, gje qe tek shqiptaret ka munguar, ose nuk ka egzistuar fare. Duke mos patur asnjehere kultivim estetik, si rrjedhoj e rrymave artistike qe vete shoqeria prodhon si prove e ndryshimit te koherave, shoqeria shqiptare nuk ka ne ndergjegjen dhe nen-ndergjegjen e saj vlera estetike dhe artistike ne pergjithesi. Rrymat artistike jane gjithmone rezultat i perballjes te artistit me boten reale, shoqeria shqiptare e mohon boten reale. Frika per te pranuar te verteten, tek shqiptaret, eshte shume here me e madhe se sa deshira per emancipimin e shoqerise. Kot nuk ka dale edhe shprehja popullore me mire te te dale syri se sa nami. Shqiptaret e adhurojne vuajtjen dhe shtypjen, nuk jane popull revolucionar, por mazokist. Do kurajo te duash te miren tende, vuajtja eshte shume e thjesht. Ti nenshtrohesh fatit eshte heroizmi i mazokistit, te ndryshosh fatin eshte heroizmi i revolucionarit (Erich Fromm).
Perballja qe ka artisti, eshte gjithmone perballja me te verteten, sa do e ndyre dhe e piset te jete e verteta, artisti nuk ka asnje mundesi ti shpetoj te vertetes. Ai eshte i denuar ta pranoj dhe ta shikoj ate ne sy.
Mungesa e perballjes me realitetin shqiptar duket fare paster ne kinematografine e pas viteve nentedhjete. Ne filmat e prodhuar te ketyre viteve, tragjedia qendron ne faktin se ne gati 30 vjet, ne kineman shqiptare, nuk eshte pare ndonjehere Shqiperia reale. Nje brez shqiptaresh nuk ka pare asnjehere jeten e tyre te paraqitur ne kinema. Nje periudhe aq dramatike si ai i tranzicionit shqiptar, do te duhej te kishte krijuar disa rryma artistike, ku artistet e ndryshem duhet te ishin perballur me realitetin e atyre viteve, siç ndodhi ne Italine e pas-luftes se Dyte Boterore me neorealizmin. Ne kineman neoraliste italiane viheshin ne dukje ndryshimi i mentalitetit, psiqikes se shoqerise italiane te pas-luftes, duke perfshire edhe perditshmerine, padrejtesine, deshperimin, shfrytezimin etj.
Keto dukuri qe i kalon nje shoqeri ne kondikta aq dramatike, si ai i tranzicionit shqiptar, mungojn komplet ne artin shqiptar. Shtypja, shkaterrimi, dizintegrimi qe i eshte bere shoqerise shqiptare gjate tranzicionit nuk eshte paraqitur kurre ne kineman shqiptare, por edhe ne artin shqiptar ne pergjithesi. Tranzicioni shqiptar eshte shembull konkret i mospranimit te realitetit dhe te vertetes te shqiptareve. Filmat e prodhuara ne kete periudhe jane filma orientalist, qe kane si qellim te krijojne dhembshuri tek perendimoret, nga te cilet ata kane marre fonde per te realizuar filmat e tyre. Ato nuk paraqesin realitetin siç e shef dhe e njeh nje shqiptar, por siç e mendon apo imagjinon realitetin shqiptar nje perendimor. Keto filma orientalist, apo neo-kolonial, tregojne nje shoqeri shqiptare te filtruar nga filmat dhe serialet televizive amerikane. Problemi me keto filma qe jane prodhuar mbas vitit 1991, eshte se personazhet dhe situatat qe trajtohen nuk egzistojne ne shoqerine shqiptare. Ato nuk kane lidhje me jeten reale. Madje mund te themi se personazhet nuk jane shqiptare, por jane amerikan ose evropian. Nuk ka fare regji. Shtepite paraqiten si ato te shtreses se pasur amerikane dhe jo si ato te shumices se shqiptareve. Dialogjet jane irreale, menyra se si flasin dhe sillen njerezit nuk ka lidhje me realitetin. Filmat ngjajn si fars apo si reklama te vajit “Floriol”, apo ilaçe enesh. Fallciteti mbizoteron ne te gjitha keto filma. Nuk eshte nje rastesi qe shumica e shqiptareve nuk eshte i afte te permende qofte edhe nje titull te kinemase post-socialiste. Keto filma jane te shkeputur nga realiteti shqiptar. E kane mohuar shqiptarin si nena qe mohon femien e vet.

Pallati 176

Periudha e vetme me te cilen artit shqiptar u perballe me realitetin ose te pakten nje pjese te realitetit ishte periudha e realizmit socialist. Kuptohet qe ky lloj arti i shihte gjerat ne nje dimension te caktuar, por gjithsesi e tregonte realitetin shqiptar ne ate dimension qe ai kishte zgjedhur per ta pare ate.
Do marre si shembull nje veper si Pallati 176, nje veper qe te gjithe shqiptaret e kane pare dhe madje shume prej tyre e dine permendesh ate. Te Pallati 176 shfaqen fare hapur idealet socialiste si ato te luftes se klasave. Ne kete veper vihet ne dukje se edhe nje puntor i thjesht mund te marre per grua vajzen e nje drejtori, duke nenvizuar se socializmi nuk duhet te jete nje shoqeri klasore si ajo kapitaliste. Vepra, megjithese eshte nje komedi, kritikon brezin e vjeter, prinderit e Elses dhe Fredit, qe mund ta marrim si edhe nje kritik ndaj nomenklatures te vjeter komuniste, duke i dhene besimin brezit te ri – Elses dhe Fredit – qe mund ti marrim si shembull per shoqerin e re socialiste qe po ndertohej, nje shoqeri pa dallime klasore.
Por, perse shqiptaret nuk e kane harruar kurre, mbas me shume se 30 vitesh, kete veper, por edhe ato filma te prodhuar nga kinostudio Shqiperia e Re ne pergjithesi? Pergjigjia eshte shume e thjeshte. Te gjithe personazhet e Pallatit 176 jane tridimensional. Ata jane njerez te vertet, njerez qe te gjithe i kemi njohur. Te gjithe kemi njohur njerez si Jovani, Teto Rita, Elsa, Perikliu, Sandri, Irena, etc. Personazhet kane thellesi dhe nuk jane njedimensional si ato te filmave te post-viteve ’90. Jeta qe paraqitet te Pallati 176 dhe problemet qe hasen aty, jane ato qe shqiptaret i jetonin perdit. Menyra se si flasin personazhet eshte menyra se si flisnin shqiptaret ne ato vite. Asnje gje nuk eshte e shpikur apo artificiale, gjithçka eshte natyrale. Vepra flet per jeten reale shqiptare e perkthyer me estetiken e komedise te realizmit socialist.

Kendveshtrime te ndryshme

Siç e thashe me larte, arti duhet te paraqesi gjithmone boten reale, kjo gje nuk do te thote qe çdo veper artistike duhet te jete realiste. Nuk eshte e thene qe vetem duke e paraqitur subjektin ne nje menyre realiste, artisti flet per realitetin. Subjekti apo vepra mund te paraqitet ne menyre objektive ose subjektive. Pra bota reale mund te paraqitet ashtu siç ajo eshte, por edhe se si artisti e sheh ate. Arti bashkohor, i cili eshte pothuajse ne teresine e tij subjektiv, perseri nuk ka se si mos te flas per boten reale. Po mar perseri kineman si shembull. Un chien andalou i realizuar nga Luis Buñel, i vitit 1929, dhe Eraserhead i realizuar nga David Lynch, i vitit 1977. Keto dy filma, ne pamje te pare, duken sikur nuk kane fare lidhje me realitetin, duket sikur jane nje sere imazhesh pa kuptim, apo sikur ato flasin per nje bote imagjinare. Te keto dy filma, regjizoret kane zgjedhur nje pikepamje subjektive te te treguarit te subjektit. Madje edhe ne rastin e filmit Un chien andalou, ku subjekti mungon teresisht, eshte nje qasje subjektive e regjizorit. Ne te dy keto filma flitet per boten reale dhe te verteten, madje keto filma e paraqesin te vertetn ne menyre edhe me te thelle seç mund te bente nje film realist.
Eraserhead flet per kalimin nga nje moshe e te qenurit i ri ne nje moshe e te qenurit te rritur. Friken qe prodhon e patura e nje femie. Frika e te pasurit pergjegjesi si i rritur. Kalimi nga nje moshe ne nje tjeter. Kalimi nga nje etape e jetes ne nje tjeter. Menyra se si David Lynch i paraqet keto ndjesi, eshte komplet subjektive dhe ekspresioniste. Filmi paraqitet si nje makth nga fillimi deri ne fund. Ndjesia e klaustrofobise dhe ndjesive mbytese te fotografise se filmit, e ndihmojne regjizorin qe ai te shpreh me se miri vizionin e tij. Paraqitja e botes reale dhe te vertetes ne menyre subjektive eshte e arritur ne menyre maksimale nga regjizori.
Un chien andalou paraqet nje sere imazhezh qe nuk kane per qellim te kene kuptim llogjik. Idea e regjizorit eshte se mund te behet art edhe pa patur nje subjekt qe ke tete kuptim objektiv. Ne kete film, e verteta qendron ne faktin se nuk ka nje te Vertet absolute. Arritjet dhe zbulimet e shkences dhe psikanalitikes i atyre viteve, i japin mundesi artistit te luaj me pamjet ne menyre qe te provokoj shikuesin duke e vene gjithmone ne veshtiresi ate. Un chien andalou paraqet ne menyre shume te arrir boten reale, pasi ky film eshte ne kohe reale me realitetin duke qene konkretizimi i rrymave bashkohore artistike qe egzistonin ne ato vite./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne