Problemi i skllavërisë moderne në Shqipëri poshtëron Evropën

nga Massoud Khodabandeh.

Një raport i Britanisë së Madhe mbi skllavërinë moderne identifikon raste nga më të ndryshëmit si shfrytëzimi seksual, shfrytëzimi në punë dhe robërimi në vend, duke dalë në përfundimin se rritja e ndërgjegjësimit rezulton në rritjen e zbulimeve dhe raportimeve të rasteve. Por trafikimi njerëzor si pjesë e skllavërisë moderne është një fenomen mbarëbotëror, i cili nuk mund të kufizohet në perëndim apo në ndonjë vend tjetër.

Skllavëria Moderne është zakonisht një fenomen i fshehur i cili ndodh prapa dyerve dhe është i vështirë për t’u zbuluar. Viktimat shpesh janë individë të izoluar, shërbyes shtëpish ose fermerë kanabisi të cilët qëndrojnë të mbyllur padrejtësisht mbrapa dyerve të kycura. Askush nuk di për ekzistencën e tyre, sepse ata janë të trafikuar ilegalisht. Edhe ata që mbahen më hapur nëpër shtëpi publike për shfrytëzim seksual, nuk janë në gjendje të shpëtojnë nga frika që kanë prej hakmarrjes dhe dëmtimit që mund tu shkaktohet familjeve të tyre.

Por ekziston edhe një formë skllavërie e fshehur nga syri normal: skllavëria politike. Kjo nuk është e vështirë për t’u zbuluar, sepse grupet që e praktikojnë atë në mënyrë aktive kërkojnë publicitet dhe ndikim mbi politikat mbarëbotërore. Organizata iraniane në mërgim, Mojahedin Khalq (MEK aka MKO, NCRI, kulti Raxhavi) është një grup i tillë. Ai e përshkruan veten si një organizatë politike demokratike, opozita kryesore e Republikës Islamike të Iranit. Por jeta reale e anëtarëve të saj tregon një histori shumë më ndryshme.

Një vit më parë, pjesa e mbetur e rreth tre mijë anëtarëve të MEK u dëbuan nga Iraku ku ata kishin vepruar nën patronazhin e Sadam Huseinit. Amerika pagoi miliona dollarë për OKB-në dhe qeverinë shqiptare për ta vendosur grupin në Shqipëri. Një pjesë e marrëveshjes mbi dërgimin në Shqiperi ishte krijimi i një programi de-radikalizues për ti kthyer anëtarët në jetën normale. Kjo nuk ndodhi.

Në vend të kësaj, grupi i mbylli radhët dhe u izolua edhe më tej. Gjatë vitit të kaluar, shumë politikanë të nivelit të lartë amerikan vizituan Shqipërinë për të falenderuar dhe përgëzuar MEK-un për qëndrimin e tij kundër Iranit. John Bolton dhe Senatori John McCain e kanë promovuar pa masë grupin duke u takuar edhe me udhëheqësen e tij Merjem Raxhavin.

Një shqetësim më i madh gjatë kësaj periudhe ishte se familjarët e anëtarëve të MEK-ut u ankuan në UNHCR dhe tek qeveria shqiptare për trajtimin e të afërmve të tyre. Ata thanë se shumë prej tyre, ndoshta edhe shumica e anëtarëve të MEK duan të largohen nga grupi, por nuk munden sepse nuk kanë asgjë, as para, as vend ku të shkojnë, as status të njohur zyrtarisht dhe nuk kanë edhe aftësi gjuhësore për t’i ndihmuar që të largohen. Ata në këtë mënyrë po mbahen në një gjendje të skllavërisë moderne.

Një raport i një avokati shqiptar (që vepron për anëtarët e ndarë të MEK) pas takimit me UNHCR-në në Tiranë zbuloi se në marrëveshjen sekrete të arritur mes amerikanëve, qeverisë shqiptare dhe udhëheqëses të MEK, UNHCR do mbikëqyrte transferimin e rreth 3,000 anëtarëve të MEK nga Iraku për në Shqipëri, por jo si refugjatët e zakonshëm por si persona të klasifikuar në ‘baza humanitare’. Me fjalë të tjera, ata nuk kanë asnjë status zyrtar në këtë vend.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të gjitha shpenzimet për anëtarët e MEK-ut duhet të përcaktohen nga vetë MEK-u. Kjo do të thotë se anëtarët janë krejtësisht të varur nga udhëheqja e MEK-ut për jetesën e tyre. Ata që kanë shprehur dëshirën e tyre për t’u ndarë nga grupi, për çfarëdo arsye, duhet të vazhdojnë t’i binden rregullave dhe kufizimeve të MEK-ut. Ata duhet të pranojnë kushtet e vendosura nga MEK në mënyrë që t’u jepet strehimi dhe ushqimi.

Prandaj, ata janë të detyruar ti ofrojnë shërbimin e tyre një sistem besimi të cilin ata nuk e besojnë më. Ata janë të detyruar ti japin besnikëri një entiteti terrorist pseudo-politik. Në këto kushte, ata janë bërë skllevërit modernë politikë, të bllokuar nga syri i lirë, të rrethuar nga frika, forca dhe izolimi.

Tregimet e atyre që janë arratisur janë tronditëse. (Shih videot më poshtë.) Në MEK, çdo fjalë kundërshtuese dënohet. Si? Me poshtërim publik, rrahje, izolim dhe vdekje. Më shumë prekës në këtë histori është se kontakti me familjen konsiderohet një mëkat i dënueshëm që i bëhet liderit. Përkushtimi duhet të përqëndrohet vetëm tek Merjem Raxhavi duke përjashtuar cdo njeri tjetër. Kjo është dicka shqetësuese për mënyrat dhe arsyet se si këta individë janë skllavëruar. Kjo njihet si abuzimi i kultit për shkak të përfshirjes në një sistem besimi. Njerzit e MEK janë pengje politikë, mendjet e të cilëve janë rrëmbyer për një kauzë që shumica e tyre tani nuk po e besojnë më. Urgjentisht nevojitet ndihmë për t’i shpëtuar këta njerëz. Por aktualisht nuk ka shumë shpresë për këtë gjë. Madje zëvendës koordinatorja e antitrafikimit në Shqipëri, Dr Elona Gjebrea, e cila është gjithashtu zëvendës ministre e brendëshme, është gjunjëzuar para Merjem Raxhavit.

Ekspertja e anti terrorizmit, Anne Khodabandeh vizitoi Tiranën në datat 5 dhe 7 nëntor për të hetuar gjendjen e vështirë të ish-anëtarëve. Disa intervista që ajo dha për mediat shqiptare u tërhoqën nga transmetimi për shkak të kërcënimit nga MEK dhe nga mafia shqiptare pasi ajo zbuloi se MEK ishte duke rekrutuar në mënyrë aktive të rinjtë shqiptarë.

Por kthesa më e keqe e ngjarjeve po ndodh tani. MEK po transferon 2,500 anëtarë të saj në një kamp të largët në veri të Shqipërisë, larg syrit të çdo komuniteti vendas. Ky akt i dëshpëruar shërben për disa qëllime. Njëra është rikrijimi i izolimit që kulti ka pasur dhe gëzuar në Irak ku imponimi dhe lavazhi i trurit ishin dukuri e përditshme. Kampi i ri quhet ‘Ashraf tre’. Një arsye tjetër është parandalimi i familjeve nga vizitat e të afërmve të tyre dhe parandalimi i arratisjes së anëtarëve. Arsyeja tjetër është që të boshatisin ndërtesat e vjetra universitare në Tiranë për ti hapur rrugën një raundi të ri të skllevërve politikë për tu siguruar atyre akomodim të ri. Këtë herë thuhet se familjet e luftëtarëve të ISIS-it që janë larguar nga Iraku dhe Siria po bëhen gati që të lëvizin në Shqipëri për ‘arsye humanitare’.

Ndërkohë që Amerika bën një sy qorr ndaj skllavërisë politike, Bashkimi Evropian po mban një qëndrim krejt ndryshe. Jo vetëm që përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në BE janë pezulluar tërësisht si pasoje e aktiviteteve të MEK-ut, por përafrimi i grupit Mek me mafian shqiptare dhe kërcënimi nga vala e re e skllevërve politikë nënkupton se Shqipëria tani po konsiderohet më tepër si një kërcënim për sigurinë e kufijve të Evropës sesa një vend partner potencial.

IMPAKT 97: Xhihadi 2.0? Cfarë po bëjnë xhihadistët iranianë (MKO, kulti Raxhavi) në Shqipëri? (Pjesa 1)

IMPAKT 97: Xhihadi 2.0? Cfarë po bëjnë xhihadistët iranianë (MKO, kulti Raxhavi) në Shqipëri? (Pjesa 2)

burimi:huffingtonpost/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne