Prof. Dr. Vladimir Avatkov: ‘Vendet aleate nuk kanë rëndësi për SHBA-në’

Prof.Dr.Vladimir Avatkov nga Akademia Diplomatike e Rusisë i cili vlerësoi përplasjen e interesave të SHBA-së dhe Turqisë për shkak të kirdëve sirian, raportoi se për Uashingtonin aleatët nuk kanë kurrfar rëndësie.

Avatkov i cili deklaroi për televizionin Russia Today (RT), u shpreh se: “ Uashingtoni po vepron në mënyrë të zakonshme. Kujdeset vetëm për interesat e veta dhe për këtë arsye vendet aleate nuk kanë rëndësi për SHBA-në. Aleatët konsistojnë në paratë që pëdoren për të arritur qëllimet e SHBA-së në rajone të caktuara.”

‘NUK KA ASGJË PËR T’U HABITUR NË DEKLARATËN E ERDOGANIT’

Avatkov i cili tha se: “Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së janë përkeqësuar seriozisht kohëve të fundit dhe po vazhdojnë të përkeqësohen. Çështja e kurdëve është një temat më të rëndësishme për presidentin Regjep Taip Erdogan. Prandaj, nuk ka asgjë për t’u habitur në deklaratat e tij. Por mundësitë e Turqisë për të formuar operacion tregon vendosshmërinë e Ankarasë për këtë çështje dhe nuk është optimiste sa i përket tensioneve të reja në Siri”, theksoi se politika aktuale në Uashington do të jetë shkak për përkeqësimin e marrëdhënieve me aleatët.

‘TURQIA PO PËRPIQET TË DAL NGA HIJA E SHBA-SË’

Në anën tjetër, Avatkov theksoi se Turqia po përpiqet të dal nga hija e SHBA-së.

Eksperti rus vazhdoi fjalët e tij si më poshtë: “Ka kohë që Turqia po përpiqet të shpëtoj nga të qenurit krahu i djathtë i SHBA-së në Lindjen e Mesme. Ankaraja po bëhet një aktor gjithnjë e më aktiv dhe i pavarur. Por kjo situat sjell me vete disa rreziqe. Sepse përveq që të luaj rol të rëndësishëm në rajon, dëshira e Turqisë për të depërtuar në proceset kyqe është në rritje. Kjo është arsyeja e deklaratave kaq të ashpëra.

Presidenti Regjep Taip Erdogan lidhur me deklaratën e SHBA-së se do të formoj një forcë kufitare prej 30.000 njerëz në veri të Sirisë, tha se: “Disa gomarë po na kërcenojnë në kufi.”

Erdogan i cili i’u tha qyteteve Afrin dhe Manbiç se ‘operacioni mund të filloj në çdo moment’, ka tërhequr vëmendje edhe me fjalënt: “Çfarë lind para se të lind dielli.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne