“Profecia” e Al Xhubeir: Amerika i tërheq trupat nga Siria, qeveria e Katarit bie së shpejti

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë se Katari duhet që, para anulimit të mbështetjes amerikane për këtë vend dhe largimit të trupave amerikane nga baza Al Adid, të paguaj koston e pranisë së këtyre forcave në Siri dhe trupat e veta ushtarake t’i dërgoj atje.

Kanali televiziv në gjuhën arabe Sky News, ka bërë të ditur se Xhubeir duke folur në lidhje me deklaratat e Donald Trump në një konferencë për media me Emanuel Macron, presidentin e Francës, ka pretenduar se qëllimi i Trump ka qenë se ‘nëse Amerika tërheq mbështetjen e saj, siguria e disa vendeve do të cenohet brenda disa javëve dhe në këtë mes bën pjesë edhe Katari”. Xhubeir ka thënë se Katari duhet t’a paguaj Amerikën për prezencën e saj në bazën Al Adid, para se ky vend të braktisë mbështetjen për Katarin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne