Profesori izraelit: NATO gaboi me Serbinë, Turqia e futi në grackë Amerikën për Kosovën

Prefesori Rafael Izrael nga Universiteti Hebre në Jeruzalem, thotë se e di arsyen pse NATO bombardoi Jugosllavinë në vitin 1999. Ai thotë se ishte një plan i parapërgatitur nga vendet islamike, që të ndërhyhej në ato vende ballkanike, ku kishte qasje pro-amerikane, por që ishin vende myslimane…

Ai thotë se ‘NATO ra në grackë të një plani të parapërgatitur mirë”, shkruan B92, përcjell Periskopi.

Ai thotë se ishte pikë-qëllim i Turqisë islamike e cila dëshironte të ofronte një model të vendeve të Ballkanit, që janë pro-amerikane dhe myslimane. Një model i tillë, sipas tij, është aplikuar ngjashëm edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

“Mendoj se ata (Perëndimi) dikur e kuptuan se ishin rrugës së gabuar, por ishte tepër vonë për ta përmirësuar gabimin që bënë”, citohet të ketë thënë ai, përcjell Periskopi.

Sipas tij, serbët u panë me një ‘sy shumë të keq pasiqë u krijua situata e atillë”, por shton se ‘amerikanët kanë filluar ta kuptojnë gabimin që kanë bërë’.

Në një panel diskutimi ’20 vjet që nga bombardimi i Jugosllavisë”, profesori izraelit thotë se ‘kjo dashuri e tij me Serbinë lindi pas një artikulli që ai kishte publikuar në të përditshëm izraelite Jerusalem Post në vitin 1999”.

Atëkohë, profesori izraelit kishte shkruar se ‘bombardimi i Jugosllavisë ishte një aktivitet illegal”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne