Projekt-ligji i ri pro-Izraelit i SHBA-së

Senatori amerikan Ben Cardin ka avokuar për të kaluar legjislacionin e projektuar për shtypjen e Lëvizjes palestineze për Bojkot, Shpronësim dhe Sanksione (BDS).

Gjatë seancës së fundit të Kongresit, Cardin e ka bërë axhendën e tij një “objektiv kryesor negociator” të Shteteve të Bashkuara “për të dekurajuar veprimet e motivuara politikisht për të bojkotuar, për t’u ndarë apo për të sanksionuar Izraelin”.

Dekurajimi i BDS-së zgjatet në bojkotimin e produkteve të bëra në territoret e pushtuara izraelite, të cilave projekt-ligji i referohet si “territore të kontrolluara nga Izraeli.”

Të gjitha vendbanimet izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Lartësitë Golan të Sirisë janë konsideruar të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Cardin e prezantoi Aktin e anti-bojkotimit izraelit më 23 mars, i projektuar për të përkuar me konferencën vjetore të politikave të Komitetit Amerikano-Izraelit për Marrëdhënie me Publikun.

Grupi izraelit me ndikim e ka bërë projekt-ligjin një nga prioritetet e tij kryesore legjislative.

Projekt-ligji kundërshton krijimin e një baze të dhënash të kompanive të kolonive izraelite nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, dhe synon të ndërpresë çdo përpjekje për të bojkotuar produktet e këtyre kompanive.

Cardin thotë se projektligji kërkon të “parandalojë zbatimin e listave të ngjashme të zeza apo të bojkoteve në të ardhmen.”

Në dhjetor 2016, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë kundër vendbanimeve izraelite në Palestinë, duke kërkuar që Izraeli të ndalojë “menjëherë dhe plotësisht” aktivitetet që lidhen me vendbanimet ilegale.

Megjithatë, Izraeli e ka dënuar rezolutën, duke thënë se ai nuk do të pajtohet me të. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne