Prokurori i përgjithshëm i Britanisë ndërhynë për të bllokuar rastin Blair për luftën në Irak

Prokurori i përgjithshëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Wright, thotë se do të shkojë në gjykatë për të bllokuar hetimin penal kundër ish-kryeministrit Tony Blair mbi rolin e tij në luftën amerikane në Irak, sipas një raporti të ri.

Blair, së bashku me ish-sekretarin e tij të jashtëm, Xhek Strou dhe prokurorin e përgjithshëm të tij Peter Smith, kanë qenë të akuzuar për krimin e “agresionit”, në një rast privat bazuar në gjetjet e një raporti të Chilcot, një hetim i vonuar për rolin e Britanisë në pushtimin e Irakut të kryesuar nga SHBA. Hetimi i Chilcot, që filloi në vitin 2009 për të hetuar angazhimin ushtarak të Britanisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, i quajtur pushtimi i “panevojshëm”, ka thënë se Blair kishte gënjyer për posedimin e armëve të shkatërrimit në masë në Irak./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne