Prokuroria kërkon konfiskimin Santa Quaranta” dhe pasurive të tjera të Balilit

Prokuroria per Krime te Renda kërkon konfiskimin e pasurive të Kelmend Balilit.

Kjo kërkesë erdhi pasi “Prokuroria per Krime te Renda përfundoi  hetimin e procedimit pasuror nr.5 datë 16.11.2017, i cili ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ne kuadër të procedimit penal në ngarkim te shtetasit Kelmend Balili.

Mes pasurive që kërkohet konfiskimi është edhe hoteli luksoz “Santa Quaranta” dikur Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë.

Pasurite qe kerkon te konfiskohen jane: 

Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.

Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.

Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.

Akuza- Balili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar  në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” .

Balili ende ne gjykim- Një kërkesë e tillë në Gjykatën e Krimeve të Rënda vjen në një moment kur Kelmend Balili vijon të jetë në gjykim për këto akuza. Momentalisht procesi është në fazën kur pritet prokuroria të japë pretencën por seanca është shtyrë tre herë për shkak të mungesës së avokatit, Theodhori Sollaku. Ndërkohë Kelmend Balili po gjykohet me gjykim të shkurtuar duke pranuar gjykimin sipas akteve në dosje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne