Prokuroria nis hetimet për përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet mbi përmbytjen e autostradës Tirtanë-Durrës, ku mbetën të dëmtuar dhjetra biznese dhe makina, si pasojë e vërshimit të ujit.

Hetimet e prokurorisë do të përqëndrohen në shkaqet e shkaktimit të përmbytjes, ndërsa organi i akuzës do të mirëpresë çdo denoncim në lidhje me dëmin e shkaktuar.

Burimet bëjnë me dijë se hetimet do të përfshijnë jo vetëm ndërtimet e kryera në anë të rrugës, pra nëse janë respektuar parametrat e distancave, por edhe palmat e mbjella, si dhe mënyra sesi mirëmbahet ky aks rrugor.

Burimet bëjnë të ditur se hetimet synojnë të nxjerrin shkakun e përmbytjes së ndodhur dy ditë më parë, ndërkohë që nuk përjashtohen as pistat e denoncuara publikisht mbi hapjen e portave të liqenit të Kasharit dhe Bovillës.

Si rezultat i përmbytjes disa dhjetra automjete mbetën të bllokuara për orë të tëra në autostradë, një pjesë e të cilëve pësuan dëme të mëdha, ndërsa po kështu uji përfshiu bizneset në krah të një prej akseve kryesore rrugore në vend.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne