Propozimi i CHP-së për komitetin e pajtimit Siri-Turqi

Zëdhëndësi i Hatay nga Partia Republikane Popullore(CHP), Serkan Topal propozoi formimin e komitetit të pajtimit mes Turqisë-Sirisë.

Detajet e propozimit, Topal i ndau me Sputnik:

“Detyra jonë kryesore është të mbrojmë integritetin e territorit sirian. Ne gjithashtu duam të kontribojmë në përfundimin e konflikteve në Siri.”- tha Topal, duke shtuar: “Sipas informatave që i posedojmë, Qeveria Turke është në kontakt me Qeverinë Siriane. Komiteti do të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Qeverinë Siriane. E propozova këtë ide si një anëtarë i Asamblesë së Madhe Komëtare të Turqisë (TBMM).”

‘KOMITETI I PLANIFIKUAR DO T?E NDIHMOJE PER TE FORMUAR SIGURINE MIDIS SHTETEVE’

A do të pranojë Siria paqen pas gjitha atyre që thuhen dhe pas Operacionit të Degës së Ullirit?

CHP-së i ka ardhur lajmi i Turqisë se Qeveria Siriane ka qenë e informuar në lidhje me Operacionin e Degës së Ullirit. Por, ne si turq, nuk e dimë se si do të përgjigjet Siria për këtë. Prandaj, komiteti i planifikuar do të ndihmojë për formimin e sigurisë për të shkëmbyer informacione, për të koordinuar veprimet dhe për të bërë marrëveshje në të ardhmen.

‘HAPI I PAR?E DO TE JETE FORMIMI I MARREDHENIEVE ME KESHILLIN E SIRISE’

Të supozojmë se komiteti është formuar. Nga do të i’a filloi punës? Në ?cfarë do të bazohet? Cilat janë shanset për punë të suksesshme në kushtet e vështira të sotme?

Ne diskutuam çështjen e formimit të një komiteti me deputetetët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Party). Hapi i parë pas formimit të komitetit do të jetë formimi i marrëdhënieve me Këshillin e Sirisë. Kjo do të jetë bazë për punën e ardhshme të komitetit. Për përfundimin e luftës në Siri dhe ruajtjen e integritetit të vendit, së pari është e nevojshme të pajtohen parlamentarët sirianë dhe turq dhe pastaj të gjithë politikanët. Ne do të jemi fuqia më e madhe e rajonit së bashku me sirianët sapo komiteti të jetë themeluar dhe të ketë filluar punën. Duke bashkëpunuar Turqia dhe Siria, mund t’a shpëtojnë rajonin nga terrori dhe do të kthehet besimi në marrëdhëniet dypalëshe. Sigurisht se ne mendojmë kështu në konflikt të CPH-së.

E kuptojmë se për shkak të ndodhive të 6 viteve të fundit është e vështirë që marrëdhëniet të vijnë në nivelin që ishin më parë. Megjithatë, nëse komiteti vendos një punë të suksessme dhe fillon procesi i pajtimit, do të arrijmë t’i japim fund mosmarrëveshjeve duke krijuar marrëdhënie vëllazërore mes nesh dhe të luftojmë së bashku terrorin.

‘ASSADI DO TE NDERMERRE DISA HAPA LIDHUR ME MARREDHENIET TURQI-SIRI’

Kush do të përfshihet në komitet? A shpreson presidenti Rexhep Tajip Erdogan se Siria do të mbështesë punën e komitetit?

Nuk mund të përgjigjem në emër të Regjep Tajip Erdogan. Mund të përgjigjem vetëm në emrin tim dhe të flas pë politiken e CHP-së. Ne pranojmë disa pika në politikën e Presidentit dhe disa të tjera nuk i pranojmë. Nëse do të formohet komiteti me përpjekjet e disa partive, vëmendja e shoqërisë botërore do të kthehet në komitet dhe marrëdhëniet Turqi-Siri. Sigurisht, ajo kohë do të jetë në veprimet kundërshtuese të Sirisë dhe madje presidenti sirian, Bashar al-Assad do të ndërmarrë dsa hapa në këtë drejtim. E rëndësishme është që puna e komitetit të jetë transparente dhe efikase.

Duhet të tërheq vëmendjen për faktin se Presidenti Erdogan kur të themelohet komiteti, nuk duhet të bëjë ndonjë gabim në politikën e jashtme, sepse populli turk nuk do të falë për këtë. Unë jam i sigurt se Bashar al-Assad do të mbështesë punën e komitetit për të formuar një kompromis dhe marrëdhënie të sinqertë.

Eshtë shumë e rëndësishme për ne që Presidenti Erdogan të miratoj themelimin e komitetit. Eshtë udhëheqës i AKP-së në pushtet. Nëse së bashku me partinë e tij e kundërshton këtë përpjekje, komiteti nuk do të jetë në gjendje të funksionojë. Komiteti do të merret me çështjet e politikës së jashtme, prandaj duhet të jetë i hapur dhe transparent ndaj komunitetit ndërkombëtarë.

‘DO TE PERPIQEMI TE RIKTHEJME BESIMIN E HUMBUR MIDIS POPOUJVE TE TURQISE DHE SIRISE’

Puna jonë do të synojë vendosjen e paqes mes nesh. 6 vjet më parë, Turqia ishte në marrëdhënie vëllazërore me Sirinë. Ne do të përpiqemi të rikthejmë besimin e humbur mes popujve tanë.

‘JEMI TE GATSHEM T’A DEGJOJME SIRINE, DUAM PAQE ME SHUME SE CDO GJE’

A do t’i ofrohet komitetit përkrahje politike ose ushtarake? Nuk dihet si do të reagojë Siria ndaj kësaj përpjekjeje. A nuk heq dorë komiteti nga qëllimet e tij?

Projekti për formimin e komitetit në përgjithësi përbëhet nga idetë e mija. Mendoj se në këtë kohë të vështirë, vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen marrëdhëniet mes shteteve tona. Në sirianët kanë ndonjë ide në këtë drejtim, jemi të gatshëm t’i ndëgojmë ata dhe të bëjmë çfarë të mundemi për zbatimin e ideve të tyre. Ne duam paqe më shumë se çdo gjë tjetër.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne