Protesta anti-amerikane në Britani

Banorët e Londrës, kryeqytet i Britanisë së Madhe, kanë mbajtur një protestë, duke dënuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Amerikë.

Protestuesit kanë protestuar jashtë ambasadës amerikane në Londër kundër abuzimeve me të drejtat e njeriut gjatë 100 ditëve të para të punës së presidentit amerikan, Donald Trump. Gjatë tubimit të së enjtes, i cili u organizua nga Amnesty International, protestuesit ishin veshur si Statuja e Lirisë në Nju Jork, për të tërhequr vëmendjen për “shqetësimet e të drejtave të njeriut” të kryera në tre muajt e parë të qeverisjes së Trump. Grupi qëndroi në heshtje për gjysmë ore, ndërsa mbante pankarta me fjalët ‘Jo sanksione’, ‘Jo mure’ dhe ‘Mirë se vini emigrantë’./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne