Protesta kundër racizmit në Uashington

Amerikanët janë ngritur në protesta në Uashington kundër racizmit.

Protesta është organizuar përreth Shtëpisë së Bardhë ku të pranishmit kanë dënuar dhunën dhe racizmit që ushtrohet ndaj zezakëve. Në të njëjtën kohë janë organizuar edhe protesta nga përkrahësit e racizmit. Policia amerikane ka qenë e pranishme në vendin e organizimit të protestave dhe ka parandaluar konfliktet mes të dy grupeve. Diskriminimi dhe racizmi është shtuar shumë kohët e fundit në Amerikë. Në vitin 2016 shumë zezakë në Amerikë janë vrarë nga policia amerikane. Në këtë vend pothuajse çdo ditë policia vret 3 shtetas amerikanë kryesisht zezakë. Politikat e Donald Trump, janë bërë shkak për zgjerimin e racizmit në Amerikë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne