Protesta kundër takimit të G7 në Itali

Me qindra italianë janë ngritur në protesta në vendin ku organizohet takimi i ministrave të financave dhe i guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve anëtare të grupit G7.

Sipas një njoftimi të Press Tv, pjesëmarrësit në këto protesta kanë akuzuar grupin G7 si përgjegjës për përhapjen e varfërisë dhe pabarazisë sociale. Ministrat e G7-tës do të angazhohen gjate takimit në Bari të Italisë për të bashkuar forcat kundër kërcënimit në rritje të sulmeve kibernetike globale, i cili jo më larg se të premten e dëshmoi qartë fuqinë e vet. E pranojmë se incidentet kibernetike përfaqësojnë një kërcënim në rritje për ekonomitë tona, ndaj dhe përgjigja ndaj tij duhet të jetë sa më e gjerë thuhet në një dokument të G7-ës. Në dokument bëhet thirrje për praktika të përbashkëta në diktimin e shpejtë të pikave të cenueshme të sistemit financiar botëror dhe theksohet rëndësia e masave efikase për sigurinë kibernetike mes firmave financiare individuale dhe ato të sektorit publik. Një sulm kibernetik masiv goditi një ditë më parë fillimisht spitalet në Britani dhe bizneset në Spanjë, e më pas u përhap edhe në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Rusi, Portugali, Itali e disa vende të tjera./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne