Protesta në Çikago kundër vendimit të Trump

Pas vendimit të presidentit amerikan për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades, në Çikago, në rripin e Gazës dhe në shumë zona të tjera janë organizuar protesta kundër regjimit sionist.

Në Çikago shumë aktivistë mbrojtës të të drejtave të njeriut, kanë dalë në protesta për të dënuar vendimin e presidentit Donald Trump në njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. Të paktën 31 palestinezë janë plagosur në përleshjet në Rripin e Gazës dhe në bregun e okupuar perëndimor, gjatë protestave kundër njohjes nga ana e presidentit amerikan Donald Trump të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Një prej të lënduarve është në gjendje kritike. Vendimi i Trump, u prit me mospëlqim në të gjithë botën dhe përmbysi dekada të tëra politike amerikane mbi këtë çështje të ndjeshme. Izraeli dislokoi me qindra trupa shtesë në bregun perëndimor, ndërsa palestinezët u derdhën nëpër rrugë duke protestuar. Ata dogjën goma dhe qëlluan me gurë, ndërsa trupat izraelite përdorën gazin lotsjellës, plumbat e manovrave, por edhe ata të vërtetë. Shumë nga aleatët e ngushtë të Uashingtonit kanë shprehur mospajtim me lëvizjen dhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe Liga Arabe do të mblidhen ditët në vijim për të vendosur për reagimin e tyre. Ekziston frika se vendimi i Trump mund të çojë në një shpërthim të ri dhune, kjo edhe pasi grupi islamik palestinez, Hamas, ka kërkuar një intifadë të re. Lideri i Hamasit, që dominon në Rripin e Gazës, ka kërkuar për një ditë zemërimi, të premten dhe tha se kjo duhet të ishte dita e parë e intifadës kundër pushtuesit. Ndërsa lëvizja Fatah e presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, po kërkon të protestojë përmes mjeteve diplomatike dhe ka paraqitur ndërkohë një ankesë në OKB dhe në Ligën Arabe./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne