Protesta në Etiopi kundër përleshjeve ndëretnike

 Qindra demonstrues në Etiopi protestuan për shkak të sulmeve ndëretnike në të cilat dje u vranë së paku 23 persona.

Protestuesit kërkuan reagim të shpejtë të Qeverisë për të parandaluar eskalimin e përleshjeve ndëretnike në këtë vend të Bririt të Afrikës.

Zyrtarët policorë të Etiopisë njoftuan se një grup “i organizuar” dje kreu sulme në periferi të Addis Ababe-s.

Në njoftimin theksohet se gjatë sulmeve humbën jetën së paku 23 persona dhe u shkaktua dëm i madh material.

Duke mos zbuluar motivet e mundshme, policia njoftoi se sulmuesit kryen një akt barbar në vendin Burayu, që është i populluar me grupin etnik të Etiopisë Jugore.

Zëvendës kryebashkiaku i Addis Abeba, Takele Uma, vizitoi Burayu dhe banorët e shqetësuar në godinën e një shkolle lokale. Ai dënoi sulmin dhe u premtoi ndihmë viktimave.

Sipas raportit zyrtar të Kombeve të Bashkuara, për shkak të përleshjeve ndëretnike në Etiopi në muajin gusht kanë qenë 2.8 persona të shpërngulur brenda vendit.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne