Protesta në Vjenë kundër librit të Thaçit – “skandal që terroristi të promovohet këtu”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi siç duket nuk është pritur edhe aq mirë në vizitën e tij në qytetin austriak të Vjenës. Ai u brohorit me parulla dhe u quajt terroristë në ditën e promovimit të librit biografik “New State, Modern Statesman”, të shkruar nga dy gazetarët britanik Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Gazeta austriake “Unsere Zeitung”, ka shkruar sot një artikull me titull “Protestë kundër presidentit kosovarë Hashim Thaçi në Vjenë”.

Në Akademinë Diplomatike të Vjenës ku presidenti Thaçi promovoi librin e tij, ai u kritikua me disa parulla në duar nga David Stockinger, anëtar i bordit, “Iniciativa për një Austri të Lirë”, së bashku me disa aktivistë tjerë.

Në parulla të tyre ishte fytyra e Tony Blair dhe Hashim Thaçi me mbi shkrimin se NATO ka financuar një organizatë terroriste, duke ju referuar UÇK-së.

Stockinger gjatë marrjes së fjalës kishte thënë sesi Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë mund të bëjë këtë skandal duke e lejuar një ngjarje të tillë, propagandistike.

“Më të vërtetë kjo është një skandal që një institucion si Ministria e Jashtme austriake ka lejuar një ngjarje të tillë, propagandistike. Këtu është një ish-terroristë, i cili dyshohet për një numër veprash kriminale” kishte thënë Stockinger.

Tutje ai ka shtuar se UÇK-ja ishte mjet i NATO-së për të destabilizuar vendin, përcjell Insajderi.

Fotografia e presidentit Thaçi dhe Tony Blair u mbajt deri në përfundim të fjalimit të Stocikinger. Ndërsa pas aksionit, protestuesit dolën nga salla.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne