Protesta origjinale e një shoferi kamioni. Zoti Rama ja sa kushton të ecësh në rrugën e Kombit

Taksa në rrugën e Kombit nuk mund të kalohej pa u vënë re dhe pa rënduar xhepat e shoferëve të cilët kalojnë atje. Kamionët janë ata të cilët e ndjejnë më tepër këtë taksë, pasi rruga e tyre është më e shpeshtë dhe më shtrenjtë. Kështu  disa prej kompanive nga Kosova, kanë vendosur sot që të protestojnë në pikën kufitare të Vërmicës. Ata po shprehin pakënaqësitë e tyre, lidhur me çmimin e vënë, çka thonë se i dëmton që të operojnë të treg.

Ata janë vendosur në varg ku bie në sy edhe një pankartë vendosur në parakolpin e njërit prej kamionëve, ku i kujton Edi Ramës tarifat që u duhet të paguajnë për të kaluar në rrugën e Kombit.

Pra një kamioni i duhet të paguajë vajte-ardhje 6700 lekë të reja për të kaluar në rrugën e Kombit, dhe sigurisht nuk kushton aspak lirë nëse marrim parasysh se sa rrugë në javë i duhet të bëjë shoferit të këtij mjeti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne