VMRO-DPMNE-ja, njoftoi se edhe sot do t’i bllokojë disa udhëkryqe në periudhën nga ora 15:00-17:00, transmeton Express.

Do të bllokohen udhëkryqet në vijim:

– Udhëkryqi te QT Mavrovasja;

– Udhëkryqi midis rrugëve “Vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” në Karposh;

– Udhëkryqi te “Rampa” në lagjen Kisella Vodë.

Njëherit VMRO-DPMNE-ja do të organizojë edhe protestë para Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup në orën 18:00.

8