Protesta/ Tullumbaci “Trump” fluturon mbi Londër gjatë vizitës së presidentit amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump, ka vizituar Mbretërinë e Bashkuar, ku është pritur nga kryeministrja May. Por vizita e tij është pritur me protesta të shumta, sepse shumë qytetarë britanikë e konsiderojnë presidentin një racist dhe mizogjen. Një nga format e protestës kundër Trump, ka qenë një tullumbac gjigand që e portretizonte presidentin si një foshnje qaraman të veshur me pelena, me një telefon në duar, me të cilin shkruan postimet e tij në Twitter.

Tullumbaci u lëshua rreth orës 9:30 në Westminster dhe qëndroi në 30 metra lartësi për rreth dy orë, duke shkaktuar të qeshura dhe brohorima nga spektatorët.

Protestuesit kishin marrë leje nga kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, i cili e kishte lejuar fluturimin e tullumbacit si një e drejtë e protestuesve për tu shprehur ndaj qëndrimeve të presidentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne