Protestat anulojnë konferencën për shtyp të Bin Selman në Algjeri

Protestat kundër vizitës së princit të kurorës së Arabisë Saudite në Algjeri, janë bërë shkak për anulimin e konferencës për shtyp të Bin Selman në këtë vend.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se burimet informative nga Algjeria kanë bërë të ditur anulimin e konferencës për shtyp të Muhamed bin Selman në Algjeri dhe transferimin e gazetarëve në vendin e organizimit të një konference në lidhje me çështjet e tregtisë.

Bin Selman të dielën ka arritur në Algjeri në mesin e protestave të gjera qytetare që u zhvilluan kundër vizitës së tij në këtë vend.

17 personalitete mediale dhe kulturore të dalluara në Algjeri me publikimin e një deklarate, kanë kundërshtuar vizitën e Muhamed bin Selman në këtë vend dhe e kanë përshkruar atë si provokim të algjerianëve.

Muhamed bin Selman edhe në javën e kaluar gjatë vizitës në Tunizi për shkak të protestave dhe frikës nga pyetjet polemike të gazetarëve, u detyra ta anulojë konferencën për shtyp./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne