Një qytet piktoresk si Virxhinia shpërtheu në dhunë të shtunën, ndërsa demonstruesit nacionalistë të bardhë dhe kundër-protestuesit u përleshën duke vrarë një person, pasi një makinë çau në një grup njerëzish.

“Jam zemërthyer pasi një jetë është humbur këtu”, shkruan Mike Signer, kryetar i bashkisë së Charlottesville, Virxhinia në Twitter. “I nxis të gjithë njerëzit me vullnet të mirë – të shkojnë në shtëpi.”

Guvernatori i shtetit e kishte deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme kur një makinë u përplas me një turmë normalisht të qetë në Charlottesville, një incident në të cilin policia raportoi “plagosje të shumëfishta” dhe “disa këmbësorë të goditur”.

Qindra njerëz kishin ardhur në qytetin universitar ose për të marshuar ose për të protestuar kundër “Demonstratës Bashkimi i të Djathtëve”. Trazirat shpejt u ndezën.

“Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të dënojmë shkakun e kësaj urrejtjeje”, tha Trumpi. “Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Le të bashkohemi si një!”

Ambulancat arritën shpejt në vendin e aksidentit, i cili sipas një dëshmitari ishte “i qëllimshëm” – duke thënë se një vajzë “u shkarravit” pasi makina “u kthye dhe goditi përsëri”.

“Kishte një vajzë në tokë, ajo po përpiqej të ngrihej”, shtoi ai.

Më parë gjatë ditës Guvernatori i Virxhinias Terry McAuliffe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke thënë se ai ishte “i neveritur nga urrejtja, fanatizmi dhe dhuna që këta protestues kanë sjellë në shtetin tonë gjatë 24 orëve të fundit”.

Mbrëmjen e kaluar, qindra marshues me pishtarë u mblodhën në kampusin e Universitetit të Virxhinias.

“Tani është e qartë se siguria publike nuk mund të ruhet pa kompetenca shtesë dhe se shumica e protestuesve jashtë shtetit kanë ardhur në Virxhinia për të rrezikuar qytetarët dhe pronat tona”, shkruan McAuliffe në një deklaratë emergjencën.

Tubimi i ekstremit të djathtë pason një demonstrim më të vogël muajin e kaluar që pa disa dhjetëra marshues të lidhur me Ku Klux Klan të mbledhur për të protestuar ndaj heqjes së planifikuar të një statuje të gjeneralit Robert E. Lee, i cili udhëhoqi forcat konfederative në Luftën Civile të SHBA-së. / © Gazeta Impakt

21