Protestat kundër Putinit në Rusi, 120 të arrestuar

Qindra rusë protestuan dje kundër një mandati të ri të presidentit Vladimir Putin, duke anashkaluar urdhrin e autoriteteve që ndaluan manifestimet Më shumë se 120 persona janë arrestuar nga policia në Shën Petërburg, shkruan “The Guardian”.

Nën moton “Nadoïel” (Nuk mund të durojmë më) protestuesit iu përgjigjën thirrjes së lëvizjes “Open Rusia”, e themeluar nga opozitari rus në mërgin dhe ish-oligarku Mikhaïl Khodorkovski.

Në tubimin kryesor të zhvilluar në Moskë qindra protestues u mblodhën në një park para se të shkonin para një ndërtese administrative ku dorëzuan një letër me anë të së cilës i bënin thirrje Vladimir Putinit të mos konkurronte për një mandat të katërt në 2018.

Autoritetet ruse i kishin bërë presion me forma të ndryshme lëvizjes “Rusia e Hapur” duke e paralajmëruar të mos kryejë ndonjë aktivitet, dhe njoftohet se e kanë futur atë në listën e zezë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne