Protestat në Francë nuk kanë të ndalur

*Can ACUN

Gjatë ditëve që lamë pas në Holandë dhe Belgjikë me në krye Francën u jetuan protesta dhe dhuna nëpër rrugë. Edhe pse protestat e “Jelekëve të verdhë” në Holandë dhe Belgjikë ishin relativisht më të qeta, dimensioni i këtyre protestave në Francë ishte mjaftë i gjerë. Ndalimi i 1700 protestuesve dhe përdorimi i dhunës joproporcionale nga ana e forcave franceze të sigurisë u bënë temat kryesore të rendit të ditës në Francë. Gjithashtu tërheq vëmendjen vandalizmi i grupeve të lidhura me PKK-në dhe të grupeve tjera gjatë protestave në Francë. Ndërkaq Presidenti, Emmanuel Macron me anë të fjalimit drejtuar popullit synojë të ulë tensionimin në Francë.

Gjatë protestave të “Jelekëve të verdhë” në Francë, policia përdori forcë joproporcionale ndaj protestuesve. Forcat franceze të sigurisë, të cilat përdorën në mënyrë intensive gaz lotsjellës, bënë që rrugët e Francës të merrnin imazhe të ngjashme me fushë betejë. Nga përdorimi i forcës nga ana e policëve francezë u lënduan një numër i madh i protestuesve. Përveç kësaj, është parë se forcat policore në veshje civile kanë rrahur të ndaluarit gjatë arrestimit të tyre. Qëllimi i protestuesve me plumba plastik në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana e policisë franceze dhe përdorimi i autoblindave nga ana e ushtrisë ndaj protestuesve janë tregues më të rëndësishëm të përdorimit të forcës joproporcionale. Pavarësisht përdorimit joproporcional të forcës nga forcat franceze të sigurisë gjatë demonstratave dhe të qëndrimit që mbajtën që është në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe demokracinë, Perëndimi dhe sidomos shtypi evropian nuk i trajtuan këto ngjarje dhe nuk i përcollën ato në faqet e para. Shumë organizata mediatike, të cilat kanë dalë në pah me dënimin e dhunës policore kundër demonstruesve në pjesë të tjera të botës, injoruan Francën me një qëndrim të mirë.

Ndërkaq në anën tjetër nuk është e mundur të thuhet se protestat e organizuara nga “Jelekët e verdhë” kanë qenë plotësisht të qeta. Mes demonstruesve kishte shumë individë dhe struktura të caktuara që kryenin vandalizëm. Gjatë protestave u jetuan shumë incidente të vandalizmit si djegia e veturave dhe mbeturinave në rrugë, përdorimi i dhunës kundër policisë, plaçkitja e dyqaneve dhe heqja e gurëve të trotuareve. Gjatë vandalizmit të jetuar gjatë protestave në Francë, nga mbishkrimet e shkruara nëpër mure dhe në disa postime në media sociale u pa se disa nga organizatat që vepronin me PKK ishin midis protestuesve. Prania e disa organizatave radikale të krahut të majtë që luftojnë në Siri me mbështetjen e Francës, posaçërisht e PKK-së, kërkon që Franca të rishqyrtojë angazhimin e saj me organizatat terroriste, ndërsa tani është bërë çështje e kureshtjes se çfarë do të ndërmerr qeveria franceze ndaj kësaj. Në këtë kontekst është e rëndësishme akuza e një personi, i cili foli në emër të “Jelekëve të verdhë” për televizionin francez, në lidhje me “grupet e lidhura me kurdët radikal”.

Një çështje tjetër është edhe akuza e qeverisë franceze e bërë ndaj “fuqive të huaja” në lidhje me protestat në Francë. Tërheq vëmendjen që krahas Rusisë, e cila u akuzua për nxitje të protestave, për këto trazira u akuzuan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas dhunës së vandalizmit në Francë dhe dhunës joproporcionale të policisë, Presidenti francez, Emmanuel Macron ndërsa përpiqej për të lehtësuar tensionin në vend iu drejtua kombit me një fjalim duke bërë premtime. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përkrahja e të cilit sipas sondazheve të fundit ka rënë në 26 për qind, gjatë fjalimit drejtuar kombit u përpiq ti përgjigjet protestave duke premtuar se do të bëjë rritje të pagave minimale për 100 euro dhe se personat, të cilët fitojnë më pak se 2000 euro në muaj do të përjashtohen nga disa taksa dhe pagesa./ trt

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), Ankara

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne