Protestat tek Unaza, 12-vjeçari: Unë vetëm qaj, kam një javë që nuk me zë gjumi!

Pas takimit me protestuesit e Unazës së Re në Tiranë, të cilët kundërshtojnë prishjen e shtëpive, Basha ia ka dhënë fjalën një 12-vjecari, i cili tregoi se i gjithë fisi i tij po përjeton një dramë për shkak të kësaj çështje.

Ai shpjegoi se ishte tomaksur dhe se nuk e  kishte zënë gjumi natën, pasi mori lajmin se do t’i prishnin shtëpinë.

“Më thanë se dëgjuam në televizor që do na prishin shtëpinë, me një ligj që ka bërë kryeministri Edi Rama, që nuk dua tja dëgjoj emrin. Unë vetëm qaj… Kam një javë që nuk me zë gjumi mua dhe prindërit,” tha 12 vjeçari.

Fjala e 12 vjeçarit:

Falënderoj Lulzim Bashën që na u gjend pranë bashkë me deputetët e opozitës.

Unë jam Klevis Hysko dhe jam këngëtar. Kam emocione se më dridhet shpirti kur flas. Isha një ditë në shtëpi dhe i gjeta të gjithë të mërzitur. I pyeta se çfarë keni. Më thanë se dëgjuam në televizor që do na prishin shtëpinë me një ligj që ka bërë kryeministri Edi Rama që nuk dua t’ia dëgjoj emrin.

Unë vetëm qaj… Kam një javë që nuk me zë gjumi mua dhe prindërit.

Ne jemi tre kurorë dhe po na prishin tre shtëpitë. Kam të gjyshit, timen dhe të dajave. Kur erdha një ditë në shtëpi pyeta gjyshen se ku është mami dhe babi dhe më thanë se i ka marrë komisariati numër 6. Të gjithë fisin e kishte marrë policia.

U tromaksa dhe nuk më ka zënë gjumi. Këtë dramë po e përjetojnë të gjithë, madje dhe fëmijët. Protestat të mos ndalen dhe të vazhdojnë. Poshtë oligarkët dhe banditët dhe rrofshin shqiptarët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne