Protestë para zyrës së Veliajt, por asnjë media nuk e transmeton

Televizonet kombëtare nuk po e transmetojnë protestën e dhjetëra qytetarëve që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin në lulishten pranë zonës së ish-parkut të autobuzave.

Qytetarët që nuk i përdorin ose nuk kanë akses në rrjetet sociale (të vetmet mediume ku po transmetohet protesta), nuk kanë dieni se përballë Bashkisë po zhvillohet një protestë kundër një tjetër akti betonizimi të Tiranës, që mban firmën e Erion Veliajt.

Një protestë që zhvillohet në mes të kryeqytetit, pa u errur, dhe që nuk transmetohet në televizione i jep edhe më shumë të drejtë zërave se Erion Veliaj i ka blerë të gjitha televizionet, në një mënyrë apo një tjetër.

Qytetarët kërkojnë takim me kryebashkiakun Erion Veliaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne