Protestë për masakra ndaj myslimanëve të Arakanit në Bruksel

Masakrat e ushtrisë së Mianmarit ndaj myslimanëve të Arakanit u protestuan në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës.

Komuniteti mysliman i Belgjikës dhe anëtarët e Rrjetit Evropian i Rohingyave u mblodhën në sheshin Schuman të Brukselit ku ndodhen institucionet e Bashkimit Evropian për të protestuar sulmet ndaj myslimanëve të Arakanit.

Protestuesit, të cilët në duar mbanin parulla me mbishkrime “Ndalni gjenocidin”, “Ndalni spastrimin etnik ndaj myslimanëve të Arakanit”, u bën thirrje BE-së dhe organizatave të të Drejtave të Njeriut për të ndërhyrë në këtë situatë.

Një protestues në prononcimin e tij të bërë në kushte anonimiteti bëri të ditur se janë mbledhur për të tërhequr vëmendjen në sulmet që ndërmerren ndaj myslimanëve të Arakanit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Këto protesta të organizuara me qëllim të përkrahjes së myslimanëve të Arakanit, mbahen para BE-së. Qëllimi i mbledhjes tonë këtu është të kërkojmë nga BE-ja dhe organizatat e të Drejtave të Njeriut të ndërhyjnë për të ndalur vrasjet e myslimanëve të Arakanit”.

Një protestues tjetër duke e bërë të ditur se është e nevojshme që të vendoset uniteti dhe solidariteti mes vendeve islame që sulme të tjera të ngjashme të mos jetohen, u bëri thirrje liderëve që të vihen në veprim menjëherë për të vendosur unitetin dhe solidaritetin.

Protestuesit gjithashtu kërkuan që udhëheqja e Mianmarit dhe zyrtarët e ushtrisë të paraqiten para drejtësisë.

Si pasojë e sulmeve të ushtrisë së Mianmarit të ndërmarra ndaj popullatës civile me arsyetim të luftës kundër militantëve të armatosur prej 25 gushtit e këtej janë vrarë me mijëra myslimanë. Për shkak të ndalesës së hyrje-daljeve në këtë zonë nuk është e mundur të përcaktohet numri i saktë i civilëve të vrarë.

Në sulmet e fundit të ushtrisë dhe të fanatikëve budistë janë djegur dhe shkatërruar më shumë se 200 fshatra.

Bëhet e ditur se 84% e rreth 2 milionë myslimanëve të Arakanit në Mianmar janë strehuar në vendet fqinje për shkak të sulmeve sistematike dhe spastrimit etnik që ndërmerren ndaj tyre prej vitit 1970 e këtej./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne