Protestuesit para Kuvendit: Zaevi nuk mund të na shesë, Mickoski të dalë këtu!

Protestuesit po qëndrojnë para Kuvendit në kohën kur brenda ambienteve të institucionit legjislativ po zhvillohet debati për miratimin e propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Qytetarët e tubuar i kanë bërë thirrje liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe deputetëve të tij që ti bashkëngjiten protestuesve.

“I bëjmë thirrje Mickoskit që të dal këtu dhe të parandalojmë humbjen e shtetit. Nuk mundet që Zaevi ta shesë Maqedoninë. I bëjmë thirrje dhe kërkojmë që të jap dorëheqje. Nëse mendojnë se me një marrëveshje mund të na shlyejnë si komb, shumë gabohen”, theksuan organizatorët e protestës duke apeluar që atyre ti bashkëngjiten edhe qytetarë të tjerë.

Ndërkohë, në Kuvend ka vijuar debati në një atmosferë të tensionuar, ku po tentohet që të kalojë propozim-ligji për ratifikim në lexim të parë, që më pas të shkojë në komisione parlamentare për diskutim.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne