Prova të reja për “Eskobarin e Ballkanit”, së shpejti mbyllen hetimet

Prej 2 vitesh, Klement Balili vazhdon ta kthejë duarbosh policinë gjatë aksioneve të dështuara për arrestimin e tij. Këtë herë ka lajme nga prokuroria. Greqia i është përgjigjur në fund të muajit dhjetor 2018, kërkesës së Krimeve të Rënda, e cila këmbënguli t’i dorëzoheshin prova shtesë ndaj 46-vjeçarit. Kjo letërporosi ishte justifikimi kryesor i prokurorisë që në 2018 zgjati 3 herë afatin hetimor për Balilin, i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Tashmë që pala greke i bashkangjit akte të reja, mes tyre procesverbale të kqyrjes së ngarkesës së hashashit dhe dëshmitë e dy të dyshuarve si skafistë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, sfida për prokurorinë është se sa kohë do t’i duhet asaj për t’i mbyllur hetimet.

Pritet që brenda muajit janar prokuroria t’i dorëzojë gjykatës dosjen e mbyllur, duke dërguar nën akuzë vetëm Klement Balilin, njeriun që përmbi dy vjet vazhdon në arrati të luajë me autoritetet. Që prej 2016 policia ka organizuar 14 aksione për kapjen e tij por dështoi. Ky dështim u lakua edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me drejtuesit e policisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne