Provokohen Tare dhe Strakosha, ultrasit lacialë banderolë për grekun Kacifas në stadium (foto)

Në ndeshjen e djeshme të zhvilluar në “Olimpico” të Romës, mes Lacios dhe Milanit, ka qenë e pranishme edhe një banderolë e ultrasve lacialë, ku shkruhej edhe emri i ushtarit grek, Konstantinos Kacifas, i cili u bë “mollë sherri” mes Shqipërisë dhe Greqisë.

kacifas

Vetëm pak kohë më parë, Kacifas u vra nga policia shqiptare, në fshatin Bularat, pak kilometra larg kufirit mes dy shteteve, pasi filloi të qëllonte në zonën përreth.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne