Provokojnë homot: Vendosin Skënderbeun dhe Kishën Katolike në posterin e tyre (Foto)

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit në muajin maj komuniteti LGBTI në vendin tonë do të mbajë paradën që ata e quajnë “Parada e krenarisë”, ku ky komunitet dhe mbështetësit e tij, pedalojnë në rrugët e kryeqytetit me biçikleta.

Këtë vit është planifikuar që parada të mbahet me 18 maj, ndërsa në posterin e përgatitur nga LGBTI këto ata kanë vendosur që të provokojnë komunitetet fetare.

Kështu, në poster shihet se krahas simboleve të LGBTI, ata kanë vendosur edhe Kishën Katolike, Katedralen Ortodokse dhe xhaminë Et’hem Beu, që është xhamia në qendër të Tiranës.

Komunitetet fetare janë shprehur disa herë kundër këtij komuniteti ndërsa posteri i këtij viti pritet që të nxisë një tjetër debat publik mes komuniteteve fetare dhe LGBTI.

Në poster gjithashtu shihen edhe simbole të tjera të Tiranës, si Piramida, Universiteti, dhe busti i heroit serbo-shqiptar Skënderbe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne