Provokon ministri serb: Në Kosovë hyj sa herë të dua

Ministri serb, Aleksandar Vulin ka thënë se ai mund të vijë në Kosovë kurdo që dëshiron dhe se autoritetet e Prishtinës nuk mund ta parandalojnë atë.

“Kjo është hera e katërt që Prishtina ma ndalon vizitën dhe për herë të katërt ka shkelur marrëveshjen e Brukselit. Ata e dinë se unë mund të shkojë në Kosovë sa herë që dua, në çdo qytet dhe natyrisht pa e pyetur askënd”, ka thënë Vulin.

Sipas tij, kjo është përpjekje e autoriteteve të Kosovës për të provokuar ndonjë inciden.

“Ata thjesht nuk mund të bëjnë asgjë. Por kjo është përpjekje e tyre për të provokuar një incident dhe pastaj të gjithë dhunën që e përdorin ndaj nacionalitet serb ta justifikojnë me ardhjen time”.

Vulin ka theksuar se nuk do të lejojë të luhet me popullin serb në Kosovë.

“Unë jam i sigurt se serbët do të votojnë Listën Serbe, jam i sigurt se 10 deputetë do e përfaqësojnë popullin serb në Kuvend dhe nuk do të lejojnë të formohen institucionet në Prishtinë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne