PS në vështirësi, kërkon aleat për zgjedhjet lokale. Ka humbur mbi 350 mijë vota

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 30 Qershor, Partia Socialiste ka nisur të hartojë strategjinë elektorale me synim fitimin e më shumë bashkive se në vitin 2015.

Ne Asamblen e Partisë Socialiste te organizuar në ditët e fundit të Dhjetorit përflitet se është vendosur që të futen në zgjedhjet lokale së bashku më një numër të madh aleatësh.

Për këtë janë parashikuar takime të ndryshme në muajin Janar dhe Shkurt për të diskutuar pikat e marrëveshjeve me partitë e tjera.

Të njëjtën strategji, PS e ndoqi edhe në 2015, ku pjesë e siglës ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ ishin plotë 37 parti, shumica prej të cilave aktualisht ose kanë braktisur koalicionin ose nuk ekzistojnë më.

Kështu, LSI,  PDIU dhe PDK e Nard Ndokës janë në opozitë; Partia Komuniste është distancuar për shkak të çështjes së Mithat Frashërit; Petro Koçi e ka shkritë PSV91; ndërsa mban postin e zv/ministrit të Mbrojtjes; Kreshnik Osmani i Partisë Shqiptare Atdheu ka dalë kundër qëndrimeve të Ramës; Partia e Unitetit Kombëtar e Idajet Beqirit është shkrirë; Fryma e Re Demokratike nuk dihet nëse do marr pjesë duke qenë se dy figura kryesore si: Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj janë larguar drejt PD.

Partitë e mbetura, të prirura për të vijuar koalicionin me PS, janë: Partia G99, Partia Socialiste e Moderuar e Gjergj Kojës, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e Gaqo Apostolit, etj.

Përkthyer në gjuhën e shifrave, Partia Socialiste e nis garën me 350 mijë vota të munguara, pasi aleatët e larguar kishin mjaft peshë në përfundim të procesit, duke pasur parasysh edhe specifikën e zgjedhjeve lokale.

Kështu, në zgjedhjet e kaluara, LSI arriti të siguronte 259.934 vota ne rang kombetar, PDIU mori 59.701 vota, PDK fito 20.271, apo edhe Partia Komuniste, e cila siguroi 4.077 vota.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne