PS premton sërish “shëndetësi falas”, sa do ta besojnë herën e dytë?

Atë që nuk e bëri dot 4 vitet e shkuara, Partia Socialiste nuk ka komplese ta premtojë për 4 vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për “shëndetësinë falas” apo siç thuhej 4 vite më parë “mbulimi universal i sistemit shëndetësor”.

Për fushatën e qershorit të 2017, do të quhet “shëndet për të gjithë” dhe është një nga pikat e programit të hartuar nga Partia Socialiste.

“Brenda vitit 2021 shqiptarët do të kenë shërbimet shëndetësore falas. Nën moton ‘shëndet për të gjithë’ ne do të vazhdojmë të promovojmë jetën e shëndetshme, duke rritur investimet në të gjithë sektorët që lidhen me shëndetin” thuhet në program.

4 vite më parë pati shumë nga ata që nuk e quajtën një gënjeshtër të madhe “shëndetësinë falas”, por mesazhi u përsërit pa ndalim, deri sa u kthye në një nga shtyllat kryesore të fushatës së PS.

Gjatë këtyre katër viteve shërbimi në ambulancat apo spitalet tona është njësoj i paguar si më parë, në mos pagesat dhe ryshfeti janë rritur, bashkë me nivelet e inflacionit. Çështja është, nëse do ta besojnë shqiptarët prap premtimin për “shëndetësi falas”? A do të jetë Ilir Beqja që do ta përçojë këtë premtim gjatë fushatës, apo menaxhuesit e fushatës do të kenë skrupuj ta zëvëndësojnë me dikë tjetër? Gjithçka mund të ndodhë me nisjen e fushatës elektorale, kur propaganda politike bombardon të gjithë me mesazhe politike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne