Pse duhet mbrojtur shkolla?

Nga Lira Gjika

Shkolla është për një komb siç është zemra për njeriun, nëse zemra pushon së punuari atëhere njeriu rrezikon të mos jetë më në këtët jetë. Edhe një komb që nuk ka një shkollë cilësore, ka rrezikuar cilësin qytetare të tijën. Historia tregon se kombet janë prishur pikërishtë kur ka humbur cilësia e shkollës. Edhe për ne sot shtrohet I njëjti problem, shkolla jonë nuk prodhon qytetarë.

Jemi në një fazë kur duhet ndërhyrë seriozisht në edukim. Mjaft më me mure dhe lyerje shkollash, mjaft më me programe copy-paste ka ardhur koha, madje jemi vonë të njohim situatën në vend dhe të fillojmë të gershetojmë atë që dëshirojmë me atë që kemi. Duke punuar më shumë me gjuhën, të përpiqemi që nxënësit të punojnë në nivele jo thjesht komunikimi, por në nje nivele më të avancuara të gjuhës. Siç është krijimi dhe të menduarit në të ardhmen.

Një punë tjetër më e madhe duhet berë me mësuesit dhe të folurën e tyre me drejtshkrim. Mësuesi duhet të nxisi nxënësit të behen vërtet “nxënës”. Mësuesi duhet të kuptojë që ata fëmijë dhe adoleshentë që janë në shkollë, ai duhet ti përgatis që kur të dalin në jetë, ata të jenë vërtet “nxënës”.

Detyra e shkollës është pikërisht kjo ta bëj njeriun të aftë për të nxënë gjithmon e më shumë dije, për sa kohë ai të jetë gjallë. 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne