Pse hipi “shkëlqesia e tij” në anijen ruse?

Nga Fehim Taştekin

Rusia kërkon që të lidhë marrëdhënie strategjike të një lloji të këtillë me aktorë të rëndësishëm në çdo cep të botës të cilët janë të pozicionuar në pozicione të kundërta. Ajo krijon aleancë me kundërshtitë. Ky është pikërisht të paturit refleksin e një shteti të madh!

Po jetojmë ditët kur po krijohen aleanca me ëndrra të rreme dhe që po shkatërrohen me një inat të çastit dhe me një inat tjetër të çastit po krijohen aleanca tëreja. Për shembull? Pasi u bashkua krah më krah me agatë e gjirit, pasi u përball me Sirinë dhe Irakun, tashmë Turqi është kthyer për të krijuar aleancë në Teheran me Iranin për t’i dalë kundër kurdëve.Kur në të vërtetë aleanca me Iranin nuk ishte një aleancë për nxitje tensionesh, ishte një aleancë për zgjidhjen e problemeve në Lindjen e Mesme.

Qëllimi im në shkrimin e këtij artikulli është të përcjell llojin e kundërt të kësaj historie. Rusia, e cila ka arritur të tërheqëdrejt frontit të saj Turqinë, e cila ka bërë gabime shumë të mëdha në Siri të cilat tashmë i kanë lidhur këmbët ka arritur që t’i ulë hundën peshkut të madh të rajonit, Arabisë Saudite. Mbreti Selman i Arabisë Saudite ka filluar një natë më parë vizitën e tij në Moskë, të cilën e ka planifikuar disa herë deri më tani. Për të dyja palët kjo është një datë historike. Rusia ka qënë vendi i parë që në vitin 1926 ka njohur Mbretërinë selefi të Arabisë Saudite të njohur si Mbretëria e Hixhaz dhe Nexhd. Megjithatë, në 91 vite të ekzistencës së këtij shteti asnjë mbret rab nuk e ka vizituar shtetin e Rusisë.

Rusia, në atë kohë Bashkimi Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë i lejojë Amerikës që të mund të merrte kontrollin mbi Arabinë Saudite. Ndërkohë që Arabia Saudite po i hapte probleme Rusisë duke përdorur islamizmin për t\i shërbyer planit amerikan kundër komunizmit, edhe Moska u shndërrua në makthin e Arabisë Saudite duke mbështetur pjesën komuniste të Jemenit që ndodhej në pjesën jugore. Në Lindjen e Mesme, rusët ishin bërë miq me të gjitha shtetet që ishin kundër SHBA-së, që si rrjedhojë ishin edhe kundër Arabisë Saudite. Rusia ishte aleati ushtarak i Sirisë, ortaku ‘i heshtur’ i Irakut dhe partneri ‘anonim’ i Iranit, i cili i lehtësoi punën pas revolucionit të vitit 1979. Pavarësisht se marrëdhëniet diplomatike të shkëputura në vititn 1938 u rilidhën në vitin 1992, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjet, kjo gjë nuk solli ndonjë ndryshim të rëndësishëm të balancave. Rusët, që përjetuan një eksperiencë aspak të këndshme në Afganistan me muxhahidët globalë i kanë mbajtur përgjegjës sauditët për vehabizmin dhe militantizmin e pjesës së Kaukazit verior pas vitit 1990.

Në vitin 2011, këto dy vende u gjendën përsëri ballë për ballë në krizën e Sirisë. Që nga ndërhyrja e Rusisë në vitin 2015 dhe deri më tani grupimet e financuara nga Arabia Saudite dhe Katari në Siri kanë pësuar humbje të njëpasnjëshme. (Sigurisht merita për këto fitore ka edhe Irani dhe Hizbullahu). Përtej kësaj, përfshirja e Rusisë në vitin 2015 edhe në konfliktin që Arabia Saudite krijoi në Jemen, e ka trazuar edhe më shumë Riadin.

Për ta lehtësuar këtë vizitë të mbretit, Kremlini ka bërë aty këtu xheste të vogla. Kur Mbreti Selman ndërmorri hapin që të mënjanonte princin trashëgimtar për t’ia kaluar postin e mbretit djalit të tij, Muhammed bin Selmanit ndjeu nevojën për të marrë edhe mbështetjen e aktorëve ndërkombëtarë. Vizita më 30 shtator e Muhammed bin Selmanit në Moskë menjëherë pasi kishte marrë postin e trashgimtarit dhe ishte i vetëdijshëm për mbështetjen nga SHBA-ja ishte mëse e logjikshme. Kjo vizitë e djalit të mbretit hodhi themelet për vizitën e babait. Një xhest tjetër ishte në lidhje me politikën e Jemenit. Putin pranoi që të emëronte si ambasador të Jemenit në Moskë, Ahmet el Vahshiun, i cili ishte propozuar nga lideri i parnuar si i ligjshëm nga sauditët, Abd Rabbu Mansur Hadi.

***

Pyetja që shtohet është se pse pranoi mbreti saudit që të vizitonte Moskën dhe pse u mundua kaq shumë lideri rus Putin që t’i shtronte tapetin e kuq nën këmbë mbretit saudit?

Fillimisht le të nënvizojmë këtë: Moska, pavarësisht polarizimit mes SHBA-së dhe Rusisë, gjithnjë ëstë munduar të mbajë marrëdhënie të mira me botën arabe dhe botën islame.

Le t’i kthehemi aktualitetit; Rusia ka luajtur një rol tepër kritik në luftën e Sirisë gjatë dy viteve të fundit. Ndërsa po punohet për të krijuar zonat e paarmatosura gjatë periudhës së armëpushimit kjo gjë nuk mund të arrihet pa mbështetjen e frontit të Turqisë në veri dhe pa mbështetjen e Arabisë Saudite në jug të vendit. Duke e përfshirë në Astana Turqinë si një aleate, Rusia bëri të mundur që të kalonte Aleppon përsëri në kontrollin e ushtrisë siriane.

Tani e ka rradhën Idlibi. Edhe për ruajtjen e procesit të armëpushimit të frontit që mbështet në jug nga Jordania, aktor kryesor është Arabia Saudite. grupet që udhëhiqen nga sauditët janë përballur disa herë me Rusinë në Kahire. Pajtimi i arritur mes antarëve opozitarë të Gutas Lindore dhe Rastanit u arrit si rezultat i mledhjeve të bëra në Kahire.

Sauditët janë pikërisht aktorët me të cilët do të përplasen herë pas here rusët ndërkohë që po mundohen të fitojnë fuqi në rajonin e Lindjes së Mesme. Parë në këndvështrimin tjetër, edhe sauditët nuk mund t’i injorojnë më gjatë rusë të cilët duket se po marrin fuqinë për të qënë një forcë balancuese të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Riadi tashmë e ka pranuar të vërtetën se SHBA-ja me këtë sinkronizim të vonuar nuk mund përmbysë qeverinë e Assadit. Pas këtij momenti, për sauditët paraqiten dy faktorë: futja e grupimeve të armatosur në Siri që kanë humbur tashmënë procesin politik. Dhe për të arritur një gjë të këtillëështë e nevojshme që të punohet me rusët. Faktori i dytëështë balancimi i Iranit. Irani është makthi më i madh i saudtëve. Pas humbjes që pësuan në Siri, sauditët preferojnë më shumë që të jetë Rusia faktor përcaktues në Siri sesa Irani. E njëjta zgjedhje e pashmangshme qëndron edhe për SHBA-në dhe Izraelit.

***

Përpos gjithë këtyre balancave të listuara në Lindjen e Mesme, kohët e fundit edhe në fushën ekonomike është rritur nevoja e shteteve për njëri-tjetrin përsa i përket prodhimit të naftës. Ndërkohë që çmimet e naftës kanë rënë deri në gjysëm duke shkaktuar pengimin e vizioneve të Rusisë dhe Arabisë Saudite. Rusët kërkojnë që nëpërmjet kufizimit të furnizimit të stabilizojë çmimet. Sauditët, për të mos humbur stabilitetin e pozicionit ‘garantor’ në terren nuk kanë pranuar deri më tani t’i bashkohen rusëve. Megjithatë, duke qënë se SHBA-ja ka rritur furnizimin me naftë, aleanca mes Rusisë dhe Arabisë Saudite është bërë e pashmangshme. Në janar të vitit 2016, Rusia dhe Arabia Saudite i mbushën mendjen shteve anëtare të OPEC-ut dhe 11 shteteve të tjera që nuk janë antarë të OPEC-ut që të kufizojnë furnizimin ditor me naftë në 1.8 milionë fuçi. Majin që lamë pas kanë vendosur si datë të re për të shqyrtuar kufizimin e furnizimit me naftë marsin e vitit 2018.

***

Veçanërisht gjatë periudhës së Obamës, sauditët kanë pasur probleme me SHBA-në për shkak të marrëveshjes bërthamore me Iranin, mos ndërhyrja në mënyrë të drejtpërdrejtë ushtarake për rrëzimin e regjimit në Siri, ndjekja e politikave pozitive për të ndihmuat Vëllazërinë Myslimane që të marrë pushtetin në Egjipt dhe në Tunizi si dhe heqja e konfidencialitetit të dosjeve të terroristëve me nacionalitet sauditit që kishin marrë pjesë në sulmet e 11 shtatorit dhe hapja e çështjeve gjyqësore për ata. Madje në një periudhë sauditët e kërcënuan SHBA-në se “do të gjenin një aleat tjetër.”

Ndërkohë që sauditët po kërkojnë që të shtojnë llojin e aleatëve veçanërisht në sektorin e energjisë dhe mbrojtjes, i dalin para dy ktorë kryesorë: Franca dhe Rusia. Putin është në pritje të mundësive të investimeve që do të paraqesë Mbreti Selman gjatë Planit të Vizionit të viti 2030.

Pas vizitës së Muhammed bin Selmanit, Moska dhe Riadi ranë dakord për të hapur bisedimet paraprake për një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me vlerë 3.5 miliardë dollarë. Sauditët kanë treguar interes të ngushtë edhe për sistemet mbrojtëse dhe raketave të rusëve.

Për më tepër, sauditët mezi presin që pas Iranit të bëhen forca e dytë në rajonn që ka armë bërthamore. Buxheti që ka menduar Riadi për të shpenzuar në 16 centralët bërthamorë të Rusisë është 80 miliardë dollarë. Për t’i shtënë në dorë këto projekte të Rusisë i duhet të mundë edhe kundërshtarët e tjerë si Rusia, Afrika Jugore dhe Kina. Aramco dhe kompania ruse e petrokimisë, Sibur Holding PJSC janë duke punuar në Arabinë Saudite në projektin e përbashkët për prodhimin e kauçukut sintetik. Ndërsa sauditët po kërkojnë të bëhen pjesë e një projekti LNG në Arktikë.

Parë në një këndvështrim më të gjërë, Fondi i Drejtpërdrejt i Investimeve Ruse (RDIF) dhe Fondi i Investimeve Publike Saudite që prej vitit 2015 po pundohen të krijojnë një fushë investimi të përbashkët me vlerë 10 miliardë dollarë.

Rusia kërkon që të lidhë marrëdhënie strategjike të një lloji të këtillë me aktorë të rëndësishëm në çdo cep të botës të cilët janë të pozicionuar në pozicione të kundërta. Ajo krijon aleancë me kundërshtitë. Duke qëndruar neutrale dhe duke ofruar ndërmjetësimin në konfliktin e Gjirit me Katarin ka mundur të mos prishë marrëdhëniet as me Riadin as me Dohan. Nga ana tjetër, shikoni Ankaranë që nuk mund t’i afrohesh për shkak të mendjemadhësisë.

Burimi : Gazete Duvar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne