Pse humbi FJALA e jo BESA?!

Nga Behlul Shala

BESA dhe FJALA në shikim të parë duken parti simotra, shume të ngjajshme por në thelb tepër shum dallojn nga njëra-tjetra!

Krejt çka kan të përbashkët BESA dhe FJALA është antarsia, njerëzit të cilët i dojnë këto parti janë tepër të sinqert, me qellime të mira dhe atëdhetar të mëdhenj.

Këto janë disa pika në të cilat BESA dhe FJALA dallojnë:

BESA e ka Kryesinë kurse FJALA nuk e ka!
BESA e ka Këshillin Drejtues kurse FJALA nuk e ka!
BESA e ka arkatarin ndërsa FJALA nuk e ka!
BESA e ka sekretarin organizativ apo shtabin zgjedhor ndërsa FJALA nuk i ka!
BESA i ka degët dhe nëndegët kurse FJALA nuk i ka ( përveq 2 ose 3 degë )!
BESA ka program qeverisës në detaje ndërsa FJALA programin e ka në vija të trasha si psh: “do t’a ngjallim ekonominë…”
BESA ka buxhet, ndihmohet dhe financohet nga biznesmen e qytetar të rendomt ndërsa FJALA s’ka as 0.01 cent në buxhet!
BESA pas zgjedhjeve doli partia e dytë ndërsa FJALA “e dyta nga fundi”
BESA pranon me ba koalicione për me largu t’keqen ndërsa FJALA nga mendjemadhesia nuk pranon koalicione dhe mendon se qytetari e ka #FARZ me ia dhan votën!
BESA ka kuadro të dëshmuar dhe fytyra publike të cilat populli i njeh ndërsa FJALA përveq kryetarit të saj dhe z.Ferki Shalës fytyra tjera të njohura nuk ka!

Kryetari i BESËS i ka këshilltarët me të cilët konsultohet ndërsa Kryetari i FJALËS nuk i ka!
Kryetari i BESËS zbret nga kolltuku dhe kandidon për kryetar të komunës kurse Kryetari i FJALES nuk guxon me kandidu për kryetar të komunës së tij!
(Në fakt ky është lideri si Bilall Kasami dhe Zijadin Sela, para se t’i thot dikujt dil kandido për kryetar komune, ai së pari del vet dhe pastaj i bën thirrje të tjerve!)

Kandidatët për deputet në radhët e BESËS kalojnë nëpër filtra ndërsa për me kandidu përmes FJALËS mjafton vetëm dëshira dhe menjëher aprovohet kërkesa pa marr parasysh kapacitetin e tënd!
Antarësia e BESËS lobojnë dhe kerkojnë vota për deputetet e saj ndërsa antarësia e FJALËS lobojnë dhe kerkojne vota për vete ngase gati të gjithë behen pjesë e garës për deputet apo këshilltar komunal!

Ende mendoni se BESA dhe FJALA janë të njëjta ?!

U bënë më shum se 2 vite qysh nga themelimi i Fjalës dhe fatkeqësisht asnjë figurë publike nuk arriti me e marr në gjirin e saj përkundrazi u larguan edhe ata të cilët ishin bashkëthemeluesit e partisë!
Në luftë nuk shkohet pa armë ngase kësaj i thonë #VETËVRASJE, prandaj edhe FJALËS i është bërë mik i pa ndarë #DESHTIMI!
FJALA më shum i ngjan një iniciative qytetare sesa një partie politike, shpesh mendoj se këto rap-grupet shqiptare sic jane Double G, TBA, Baba Stars, OTR, etj më shum janë të organizuara sesa FJALA, jam i bindur se po të kthehen këto grupe në parti politike do të marrin vota më tepër sesa FJALA!
Tani besoj e kuptuat edhe ju, nëse nuk organizohesh si duhet dhe nëse nuk reflekton për me i përmirësu gabimet ngase ska njeri pa gabime atëhere suksesin veq në ëndërr mundesh me ëndërru por në realitet kurr s’mundesh me e shiju.

Me kokëfortësi dhe inati nuk ecet përpara. STOP përçarjes së xhematit, muslimanet në Kosovë nuk janë 1% e as 0.33% por janë 96%!

Votuesi nuk t’a qet votën veq pse i fal 5 kohë namaz, prandaj për hatër të 96%, duhët unifikim të partive dhe politikanve konservator-fetar!
Të nderuar vëllezër dhe motra mendoj se ky është statusi i fundit për sa i përket FJALËS ngase nuk do merrem më me FJALËN por do t’a harxhoj energjinë që njerëzit e FJALËS dhe të gjith ata të cilët ia dojnë t’mirën vendit të tyre të bashkohen dhe të kontribojnë së bashku e jo kokë në vete!

Të përqarë e të ndarë në disa parti gjithmon do jemi humbës dhe të dështuar.

#UNITETI i ka hije #MUSLIMANIT
#PA_UNITET_SKA_BEREQET!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne