Pse Macroni luan Çakallin në Hudejdeh?

Çmenduri është agresioni i Saudisë dhe Emirateve për ta shkatërruar qytetin Hudejdeh mbi kokat e banorëve të tij të uritur dhe të sëmurë. Aty ku nuk po arrijnë të depërtojnë sauditët dhe emiratasit, në ndihmë po shkojnë vendet perëndimore së bashku me disa vende arabe. Gjithsesi edhe Presidenti francez Macron po kërkon të shuajë urinë e tij, duke grabitur mbetjet e presë që ujku amerikan është i përjashtuar.

Kasim Izud-din

Deklaratat e Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në prag të sulmit ajror për shkatërrimin e aeroportit në Hudejdeh në Jemen, nënkupton dritë jeshile për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të kryer këtë agresion, i cili nuk është larg portit detar në detin e Kuq. Komisioni shprehu shqetësimin lidhur me situatën humanitare, megjithatë  nuk iu bë asnjë presionit për të ndaluar agresionin, apo për të pasur kujdes dhe të qëndrojnë larg krimeve kundër njerëzimit, të cilat po kryhen nga forcat ajrore të Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në të njëjtin kontekst, Këshilli i Sigurimit e rinovon thirrjen e tij për “ta mbajtur Hudejdeh-in dhe Salafin të hapura” dhe shpreh bindjen se zgjidhja Jemenit është një zgjidhje politike dhe jo ushtarake. Por ata mbështeten në përpjekjet e të dërguarit të tij në Jemen, Martin Griffith, i cili shkoi në Sanana nën pretekstin e kërkimit të një zgjidhjeje politike që nuk është asgjë më shumë se një kërkesë për dorëzim. Ato t’iu dorëzohen Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, pra të veprojnë sipas politikave të këtyre vendeve të agresionit ose do të vazhdohet me rrethim dhe me urinë.

Shtetet që kontrollojnë Këshillin e Sigurimit dhe bashkësinë ndërkombëtare humanitare, natyrisht që shprehen të “shqetësura” kur nxjerrin fjalë të ëmbla, ndërsa ata e dinë që po nxjerrin vetëm fjalë boshe dhe supozime. Ata e ndiejnë veten si një partner efektiv dhe bartës të krimeve në Jemen, që po përshkruhet si katastrofa e epokës, bazuar në thirrjet e shoqatave humanitare.

Vërtetë, administrata e SHBA-së e ka hedhur poshtë kërkesën e Emirateve të Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në betejë të drejtpërdrejtë në Hudejdeh, por ajo nuk e mohon pjesëmarrjen e tyre efektive në agresionin kundër Jemen, përderisa Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u siguron armë, municione, logjistikë. Këtu nuk përjashtohet as ndihma nga salla e operacioneve satelitore, inteligjencës dhe dhënia e koordinatave. Në të nuk mungojnë këshilltarë dhe ekspertë ushtarakë në terren, oficerë të pensionuar të SHBA-ve. Atje në terren ka edhe kompani sigurimi sikur Blackwater dhe operacione të tjera speciale.

Guardiani Britanik thotë se në Britani, organizatat e Punës janë kundër luftës dhe po fajësojnë qeverinë e Theresa May, së bashku me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për shkaktimin e krimeve. Theresa May nuk i mohoi shumicën e akuzave, por justifikoi pjesëmarrjen e saj për përfitime ekonomike dhe tregtare me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

E përditshmja franceze Le Journal de Dimanche nxori deklaratën e ministrisë së mbrojtjes, e cila mohoi atë që kishte raportuar Le Figaro rreth dy burimeve ushtarake për pjesëmarrjen e Francës në terren në betejën në Hudejdeh. Me këtë presidenti francez Emmanuel Macron sikur po tregohet më i mençur se qeveria britanike, meqenëse po përpiqet të justifikojë pjesëmarrjen e tij në krime. Si duket i ka ngelur pak yndyrë njerëzore.

Ai e mohoi pjesëmarrjen e tyre duke u justifikuar se ata ishin duke u përgatitur për “çminim humanitar pas përfundimit të operacioneve në Hudejdeh” që nënkupton se ata do të kontrollojë veprimet e agresionit. Ky shpjegim zemëroi Toni Fortin nga Ministria e Mbrojtjes për Mbikëqyrjen e Armëve, i cili përshkroi mohimin e ministrisë, si një deklaratë që inkurajon agresionin kundër Hudejdeh në mënyrë të qartë. Brenda kësaj mbrojtje franceze, Macroni e aprovoi edhe në takimin e tij me Muhamed Bin Selman në Paris më 10 prill, sipas “Wall Street Journal”. Macroni bëri thirrje për një “konferencë humanitare” në Paris në fund të këtij muaji, vendimin ushtarak të pritur dhe dorëzimin e ushtrisë dhe komiteteve popullore në Jemen.

Nuk është çudi që vendet perëndimore janë të përfshira në krime dhe agresion, të udhëhequr nën pretekstin se po luftojnë ndikimin iranian dhe me të promovojnë interesat tregtare me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe njëkohësisht mbrojnë interesat gjeopolitike të Izraelit. Mirëpo, Franca, e cila historikisht është kapur prapa SHBA-ve për plaçkat në këtë hapësirë gjeografike, beson se aftësia e Macronit ka për ta dekurajuar Trumpin, ta kënaqë atë në betejën në Hudejdeh, sepse për ta është shansi i çakallit nga mbetjet e presë së ujkut amerikan.

Makaroni parashikonte fitoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në portet e Aden-it, Hudejdeh dhe Bab al-Mandab i bazuar në forcat ushtarake në Xhibuti. Forcat që janë vendosur aty janë të SHBA-së, Japonisë dhe Kinës, dhe qëllimi tyre është mbrojtja e furnizimeve të tyre të naftës, mirëpo, shumë kohë më parë, ky territor ishte nën posedimin ekskluziv të Francës. Ndoshta ai është duke llogaritur edhe në harmonizimin e politikave me Ibn Selmanin dhe Ibn Zajedin. Predikimet e Macronit dhe mburrjet e tij në Francë, bile edhe jashtë saj mendon se do të përfitojë vetëm nga sloganet për reforma dhe modernizim. Por ajo që s’kapërdihet është shprehja tij: “Nëse doni të luftoni urinë, ju duhet të kënaqni të uriturit e pasur për t’ua shuar ambiciet e pasurisë së tyre “.

Pa dyshim, Makroni fantazon të mposhtë Jemenin që të bëhet pre e ujqërve dhe çakejve. Këta i ngjajnë njëri-tjetrit duke vrarë njerëz të pafajshëm dhe duke shkatërruar objekte të lashta të civilizimit njerëzor. Mirëpo, ai nuk e njeh madhështinë e jemenasve se si përballen kundër armiqve. Me shumë gjasë ai nuk ka njohuri dhe nuk ka mësuar nga udhëheqësi lëvizjes cioniste Ben Gurion i cili për batalionin jemenas në ushtrinë egjiptiane thotë: izraelitët shijuan tmerret më të mëdha të vdekjeve nga guximi dhe vendosmëria e tyre.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Muhamed KAJOLLI

Burimi: al Mejadin(19.06.2018)/ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne