Pse në këtë shtet evropian ‘Nuk ka nevojë për baza ushtarake amerikane’

Bazat ushtarake amerikane nuk janë të mirëpritura në Republikën Çeke, tha të premten ambasadori i këtij vendi në Rusi, Vladimir Remek.
Duke folur për Sputnik, ekspertët shpjeguan pse çekët janë kundër pranisë ushtarake amerikane në vendin e tyre.

Plani i zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence për të vendosur elementë të mburojës së mbrojtjes raketore të SHBA-së në Republikën Çeke nuk ka gjasa të përmbushet: theksoi Vladimir Remek, ambasador i Çekisë në Rusi në intervistën e tij të së premtes për Sputnik, vendi e kundërshton fuqishëm vendosjen e ushtrise amerikane në territorin e saj.

“Partia Social Demokrate, e cila tani është një nga partitë qeverisese në Republikën Çeke, vazhdon të mbajë qëndrimin se nuk ka nevojë për asnjë bazë ushtarake, duke përfshirë ato amerikane”, tha Remek per Sputnik.

Shumica e çekëve ndajnë këndvështrimin e tij: sondazhet e opinionit tregojnë se njerëzit kanë frikë se vendi i tyre mund të bjerë pre e një konfrontimi midis lojtarëve më të fuqishëm gjeopolitikë. Përveç kësaj, ata nuk duan të prishin marrëdhëniet me Moskën.

Çka qëndron në themel të simpatisë çeke me Rusinë

“[Çekët] kujtojnë se Rusia e simpatizoi lëvizjen kombëtare Çeke në fillim të shekullit të 20-të,” tha për Sputnik Aleksej Makarkin, një analist dhe zëvendës drejtor në Qendrën për Teknologjitë Politike në Moskë. “Ata gjithashtu e vlerësojnë Ushtrinë e Kuqe e cila ishte çlirimtarja e Pragës. [gjatë Luftës së Dytë Botërore].”
Eksperti theksoi se populli çek ende mban mend ngjarjet e Pranverës në Pragën e vitit 1968, kur trupat e Paktit të Varshavës hynë në Çekosllovaki për të kufizuar kryengritjen por këto kujtime nuk kanë shumë ndikim në marrëdhëniet e tanishme Ruso-Çeke dhe konsiderohen më së shumti vetëm si një episod nga e kaluara.

Kështu, pavarësisht kritikave të ashpra nga zyrtarët e NATO-s dhe SHBA-së, Presidenti çek Milos Zeman ishte një nga ata pak liderë europianë që morën pjesë në paradën e Ditës së Fitores në Moskë ne vitin 2015, në përkujtimin e 70 vjetorit të kapitullimit të Gjermanisë naziste.

Megjithatë, Makarkin mendon se Praga do të vazhdojë manovrimin midis aspiratave të popullit çek dhe vlerave transatlantike.
Sipas analistit politik Dmitry Abzalov, president i Qendrës për Komunikimet Strategjike, hapat e mëtejshëm të Pragës në fushën e bashkëpunimit ushtarak Çek-Amerikan do të varen shumë nga sa Uashingtoni vazhdon të sillet me nervat e elitës Çeke.

Sanksionet anti-ruse të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë bërë tashmë një goditje të rëndë në ekonominë e Republikës Çeke, vuri në dukje eksperti, duke iu referuar reduktimit të tregtisë dypalëshe midis Moskës dhe Pragës dhe kërcënimit të pranishëm për heqjen e programeve të përbashkëta energjitike ruso-çeke.

Shkëmbimi tregtar dypalësh, i cili arriti në 14 miliardë dollarë në vitin 2012, ka rënë në 6 miliardë dollarë. Megjithëse Praga u bashkua me kufizimet tregtare kundër Moskës me urdhër të Brukselit dhe Uashingtonit, udhëheqja e vendit nuk e fshehu kurrë se shpreson për heqjen e tyre të shpejte.

Ekziston edhe një arsye tjetër për Pragën që të forcojë lidhjet me Rusinë, sipas kontribuesit të RIA Novosti Igor Gashkov: Partia Social Demokratike në pushtet mund të ketë nevojë për mbështetjen e komunistëve çekë në zgjedhjet e ardhshme legjislative të tetorit. Partia Komuniste e vendit ka kërkuar prej kohësh heqjen e sanksioneve dhe afrimin e mëtejshëm me Moskën.

Praga dëshiron të qëndrojë larg ndërtimeve ushtarake amerikane në Evropë

Vendimi i mëparshem i Pragës për të qëndruar jashtë aktiviteteve ushtarake të Uashingtonit në Evropë u përsërit fuqishem nga ministri Çeki i Mbrojtjes Alexander Vondra, i cili njoftoi tërheqjen e vendit nga plani i mbrojtjes së raketave të SHBA në qershor 2011.
Si rezultat, plani i Pentagonit për të instaluar një Sistem radar i mbrojtjes nga raketat në vargun ushtarak malor Brdy u anullua.
Në vitin 2014, Ministri çek i Mbrojtjes, Martin Stropniq, kundërshtoi me një zë të fortë vendosjen e trupave të SHBA-së dhe NATOs në territorin çek, duke përmendur ngjarjet e vitit 1968. Kjo shkaktoi një stuhi kritikash nga NATO dhe disa zyrtarë çekë.

Në fillim të marsit të vitit 2015, Ministria e Mbrojtjes e Republikës Çeke sinjalizoi se nuk do të ketë prani të përhershme të trupave amerikane në Republikën Çeke në kuadrin e operacionit të NATOs, vendosmeria e Alantikut.
Njoftimi i parapriu lëvizjes së trupave të NATO-s në të gjithë vendin nga mezi i 29 marsit deri në 1 prill. Veprimi i quajtur “Rruga e kalorsit” synonte të demonstronte manovrimin e forcave të aleancës para Rusisë dhe fqinjëve te saj në Evropën Lindore.

“Shfaqja e forcës” së NATO-s në Republikën Çeke u kritikua rëndë nga Partia Komuniste e vendit dhe organizatat joqeveritare, të cilat e denoncuan atë si një “provokim” që synim kishte Rusinë./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne