“Pse Nuel Kalaj i mori paratë cash para zgjedhjeve?” Gazeta çeke DNES merret sërish me “CEZ”

Gazeta më e madhe çeke DNES pasi dy ditë më parë investigoi transfertën 6.8 milionë Eurove të CEZ tek sekseri Nue Kalaj, është rimarrë edhe dje me këtë çështje.

DNES ka intervistuar kreun e komisionit hetimor Taulant Balla.

Deputeti socialist ka kërkuar nga prokuroria dhe policia çeke të hetojnë transfertën prej 6.8 milionë eurosh.

Një pjesë e intervistës së Ballës u botua sot edhe nga gazeta Dita:

Komisioni që ju drejtonit argumenton se miliona euro që CEZ i dërgoi në Shqipëri për lobistin Nuel Kalaj mund të jenë përdorur për ryfshet.

Unë mendoj se të gjitha këto para u dhanë ryfshet për drejtuesit e vendit në atë kohë. Zoti Nue Kalaj u përdor për të bërë shpërndarjen e parave.

CEZ thotë se çështja është vetëm një luftë e brendshme politike…

Jo, jo, nuk është politikë. Le të harrojnë çdo gjë tjetër dhe të pyesim: Pse CEZ dha kaq shumë para për këtë djalë? Dhe pse ai i mori paratë cash pak kohë para zgjedhjeve?

Sali Berisha dhe djali i tij thonë se nuk janë takuar kurrë me sekserin Kalaj. A keni ndonjë dëshmi se ai ishte njeriu i tyre?

Në e-maile menaxherët e CEZ shkruajnë në lidhje me negociatat dhe se e dinë se cili do të jetë qëndrimi i qeverisë shqiptare.

Si e zotëruat e-mailin e drejtuesve të CEZ e fituar?

Një nga njerëzit që erdhën për të dëshmuar para komitetit, ofroi informacionin. Ai ka punuar për CEZ-in.

Ju keni përfunduar tashmë një raport final dhe e keni dorëzuar në prokurori. Çfarë do ndodhë më pas?

Hetimi ynë është një ndër më të rrallët të bërë nga një komision parlamentar. Raporti është miratuar dhe nga Parlamenti.

Ne i kemi propozuar prokurorisë që të udhëheqë hetimin ndaj dymbëdhjetë njerëzve që dyshohen për shpërdorim të detyrës, pastrim të parash dhe kështu me radhë. Në mesin e tyre është ish-kryeministri Berisha, djali i tij dhe disa zëvendësministra.

Keni pasur komunikim me CEZ-in gjatë hetimeve?

Ne kemi kërkuar menaxherët që të vinin dhe të dëshmonin.

Kë kërkonit për dëshmi?

Të gjithë. Joseph Hesjek, (ish-kreu i filialit shqiptar CEZ), pastaj CEO i CEZ-it), të gjithë.

Dhe cila ishte përgjigja?

Ata refuzuan.

E e keni pyetur CEZ pse ka dërguar miliona euro në llogarinë e lobistit Nue Kalaj?

Ne u dërguam atyre një deklaratë të llogarisë së Nue Kalajt dhe i kemi pyetur pse e kanë paguar. Ata na shkruan se nuk mund të përgjigjeshin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne