Pse nuk flet njeri që Prek Cali mori pjesë në vrasjen e 36 partizanëve?

Analisti dhe drejtuesi i emisionit “Arena” Dritan Hila është përfshirë në debatin e prishjes së kullës së Prek Calit.
Hila në statusin e tij në facebook, shkruan për anën e errët të Calit dhe kujton që ai mori pjesë në vrasjen e 36 partizanëve dhe për këtë nuk flet askush.

“Ne 15 Janar te vitit 1945 Batalioni i Pare i Brigades se I-re sulmuese po shkonte te vendoste autoritetin dhe kontrollin e Qeverise se Tiranes ne zonen e Vermoshit.

Ne uren e Tamares, Prek Cali dhe ndjekesit e tij iu zene prite, duke vrare 36 partizane te ketij batalioni bashke me komandantin e tij Heroin e Popullit, Fejzi Micoli.

Ishte humbja me e madhe ne nje beteje te vetme e ketij formacioni partizan ne gjithe historikun e saj.

Pas kesaj, Brigada e I-re beri krahemarrjen duke rrethuar agresoret dhe kapur rob Prek Calin, i cili u pushkatua.

Keshtu pra, qe ta shkruajme historine tamam, perpara se komunistet te vrisnin nje antikomunist, ky antikomunisti i kishte vrare ca komuniste te cilet deri ne ate moment nuk i kishin bere keq”,-shkruan Hila./I.M-Dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne